AKTUALITET /

Tre kallashnikovë dhe mbi 3300 fishekë, arrestohet trafikanti i armëve në Elbasan dhe bashkëpunëtorët (EMRAT)

Dhimitër Peqini bashkëpunonte me Elban Çokun për transportin e armatimeve drejt Maqedonisë së Veriut dhe me Artan Lilën për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme.

Shkruar nga Versus

Tre kallashnikovë dhe mbi 3300 fishekë, arrestohet trafikanti i

Elbasan- Tre persona janë arrestuar nga policia si pasojë e një aksioni, hetimet për të cilin kishin nisur prej 4 muajsh.

Në pranga ka rënë 59 vjeçari Dhimitër Peqini të cilit iu gjetën tre kallashnikovë, granatë dhe mbi 3300 fishekë në makinën me të cilën udhëtonte së bashku me Elban Çonikun.

Gjithashtu u arrestua edhe Artan Lila, i cili rezulton se bashkëpunonte me Peqinin të cilit i vinte në dispozicion edhe dokumente të falsifikuara shqiptare, bullgare dhe maqedonase. Armët e zjarrit transportoheshin në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë operacionit “Organizatori”, në fshatin, Çekin, Gramsh, shërbimet e Policisë iu bënë shenjë ndalimi automjeteve që drejtoheshin nga  shtetasit Dh. P. dhe E. C. Nga kontrollet, u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë. Versus.al

 
Poll