AKTUALITET /

U ekstradua nga Greqia, GJKKO konfirmon arrestin në burg për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfirmuar masën e arrestit me burg për Laert Haxhiun i ekstraduar dy ditë më parë nga Greqia.

Shkruar nga B.SH

U ekstradua nga Greqia, GJKKO konfirmon arrestin në burg për Laert

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfirmuar masën e arrestit me burg për Laert Haxhiun i ekstraduar dy ditë më parë nga Greqia.

Haxhiu i dënuar me burgim të përjetshëm nga kjo Gjykatë është vënë nën akuzë për 20 krime mes tyre dhe gjashtë vrasje. 

Masat janë marrë në lidhje me Masakrën e Lushnjes dhe deklarimet e të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit.

Seancat në GJKKO u bënë të ndara, ndërkohë qe vetë Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues edhe për ngjarjen e Lushnjës dhe për dëshmitë e Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje fare.

Poll