
Policia ka publikuar momentin kur Laert Haxhiu ka mbërritur në vendin tonë nën masa të rrepta sigurie nga forcat speciale greke dhe ato shqiptare.
Ai u ekstradua sot në Shqipëri, pas rreth një viti nga arrestimi i tij në Janinë.
Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi.
Mes rrëfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre.







