AKTUALITET /

U fut në taksi me pistoletë për t’i shpëtuar policisë, kapet i riu me precedentë! I gjenden 10 mijë euro

Shkruar nga Versus

U fut në taksi me pistoletë për t’i shpëtuar

Tiranë- Një 32 vjeçar me inicialet A.Ç është arrestuar nga policia pasi është kapur teksa lëvizte i armatosur brenda një taksie me qëllim që të shmangte kontrollet e efektivëve.

Gjatë kontrollit të bërë, të riut në rrugën “Myslym Keta”, iu gjetën 1 pistoletë me municion luftarak, një thikë, 9900 euro dhe 250 mijë lekë të cilat i mbante një një çantë të vogël.

Pas verifikimeve u konstatua se 32 vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë në fushën e krimeve kundër jetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll