AKTUALITET /

U kapën duke prashitur hashashin, arrestohen 3 vëllezërit në Durrës (EMRAT)

Shkruar nga Versus
U kapën duke prashitur hashashin, arrestohen 3 vëllezërit në
Njëri prej vëllezërve duke u kujdesur për bimët narkotike

Durrës- Tre vëllezër janë arrestuar nga policia në fshatin Manskuri pasi janë kapur në flagrancë teksa prashisnin bimët e klutivuara të lëndës narkotike “kanabis”.

Në pranga kanë rënë: Rauland Vezi, 26 vjeç, Emiljan Vezi, 23 vjeç dhe Albert Vezi, 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Maskuri, Durrës.

Policia siguroi pamje filmike ku tre vëllezërit shiheshin teksa në bashkëpunim me njëri-tjetrin shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela me kanabis për t’u kujdesur për bimët.

Në kuadër të operacionit “Brothers”, u asgjësuan dhjetëra fidanë dhe bimë kanabisi. Versus.al

Poll