AKTUALITET /

“Veliaj po hetohet për korrupsion në disa çështje”, gazetarja flet për kontrollet e SPAK ndaj familjes së kryebashkiakut

Shkruar nga Versus

“Veliaj po hetohet për korrupsion në disa

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me kontrollet e bëra në kompaninë e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt dhe sekuestrimin e telefonit të saj. E ftuar në emisionin “Opinion”, kryebashkiaku i Tiranës po hetohet për korrupsion duke theksuar gjithashtu se Veliajt rezulton i përfshirë në disa çështje që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

“Kam arritur të kem akses tek disa nga dokumentet. Po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Nuk di ta them nga ku derivon, por në dokumentet që i janë dorëzuar avokatëve, por edhe personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë proces në mënyrë direkte apo indirekte, vepra penale mbi të cilën po hetohet, deri në këto momente është vepra penale e korrupsionit. Kaq mund të them sepse nuk kam realisht më shumë informacion. Duke qenë se ka disa çështje ndaj zotit Veliaj dhe rolit të tij ka derivuar nga një çështje tjetër, këtë mund të konfirmoj. Se cila është çështja bazë, këtë nuk mund ta them, por di që ky hetim po kryhet për veprën penale të korrupsionit”, tha Lala.

Ndër të tjera gazetarja theksoi se agjentët e BKH nuk janë lejuar të hyjnë në banesën e Veliajt dhe Xoxës pasi kjo e fundit priste që të mbërrinte një person i besuar në mënyrë që të kryhej kontrolli personal dhe t’i sekuestrohej telefoni.

“Ka disa kontrolle, janë disa urdhra, nuk është vetëm një. Janë disa vendime për kontrolle. I pari ka qenë kontrolli personal i bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zonjës Ajola Xoxa, të cilës i është vendosur sipas vendimit të gjykatës t’i sekuestrohet telefoni i saj celular. Telefoni konsiderohet në kuptim të ligjit kontroll personal. Vendimi i Gjykatës së Posaçme është i tillë, i kërkuar nga prokurori i posaçëm, t’i sekuestrohet celulari personal zonjës Ajola Xoxa. Oficerët e BKH-së janë paraqitur tek dera e banesës sepse është bashkëshortja e zotit Veliaj. Duke qenë se banesën e kanë të përbashkët, kanë qëndruar 1 orë e 40 minuta, në mos më shumë në pritje, nuk janë lejuar të hyjnë brenda derisa kanë shkuar persona që zonja Xoxa i konsideronte të besuar. Zonja Xoxa ka thënë që duhet të vinte personi i autorizuar, në rastin konkret është paraqitur 1 orë e 40 minuta më vonë, avokati Shkëlzen Selimi, që ka qenë në rastin konkret i besuari i zonjës Xoxa  për të kryer veprimet hetimore. Në momentin që ka përfunduar ky kontroll ose më saktë ky kontroll personal, kanë shkuar në ambientet e qendrës “Harabel” dhe te “Galeria”. Janë dy ambiente të ndryshme në kuptim të ligjit. Janë marrë kontrata, fatura, blloqe”, tha gazetarja.

Sipas Lalës, gjatë kontrolleve në kompaninë “Harabel” të Ajola Xoxës janë sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash. Versus.al

Poll