Markelian Hoti u arrestua brenda një hoteli në Romë ku ishte fshehur së bashku me të dashurën. Vëllai i deputetes së PD, Elda Hoti, dyshohet si një ndër personat kyç të një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE.
Por përveç vëllait, edhe bashkëshorti i deputetes së PD rezulton të jetë një emër i njohur në botën e krimit. Ladi Ndoja nga Rrësheni, bashkëshorti i Elda Hoti, u arrestua në vitin 2016 në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge. Policia i gjeti në banesë 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura. Zonja Hoti ka bërë më pas një ndarje të dyshuar fiktive nga Ladi Ndoja, ndoshta me qëllim që kjo ‘njollë’ të mos prekë karrierën e saj politike.
Në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale. Deputetja Hoti asokohe i mohoi këto akuza. Versus.al


