Dy automjete janë përplasur pasditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.
Është ende e paqartë nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Përplasja e automjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtim të Durrësit.







