AKTUALITET /

VIDEO/ Biznesmeni Gentian Sula merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Ai u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion rreth orës 15:00, por nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Biznesmeni Gentian Sula merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është pyetur sot nga prokurorët e SPAK.

Ai u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion rreth orës 15:00, por nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat.

Gazetarët e panë atë teksa dilte nga SPAK, ndërsa ende nuk është e qartë për çfarë çështjeje po hetohet, pasi SPAK mund të jetë duke shqyrtuar edhe raste të tjera.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se emri i Gentian Sulës është i përfshirë në dosjen e SPAK në lidhje me hetimet për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënën e saj, Fatime Kryemadhi.

Sipas dosjes së SPAK-ut, biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë./Versus.al

Biznesmeni Sula duke u larguar nga SPAK

 

Poll