AKTUALITET /

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh Veriun dhe Jug-Lindjen e vendit

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë disa zona të vendit gjatë natës, duke sjellë dëborë në zonat malore dhe rënie gurësh në disa akse rrugore, pa krijuar bllokime në qarkullim.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Dimër i vonuar”, dëbora e pranverës zbardh

Edhe pse në disa qytete të vendit pranvera ka dhënë shenjat e para, moti i ftohtë ka rikthyer reshjet e dëborës në veri dhe juglindje të Shqipërisë.

Në juglindje të vendit, temperaturat nën zero janë shoqëruar me reshje dëbore gjatë kësaj të premteje. Reshjet më të dendura janë regjistruar në fshatrat turistikë të Dardha dhe Voskopoja, ku trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në majën e Qafës së Mashkullores deri në 20 cm.

Në zonën e Llogara Pass janë regjistruar gjithashtu reshje dëbore me temperatura që variojnë nga 0 deri në 1 gradë Celsius. Autoritetet bëjnë me dije se rruga është pastruar dhe është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat, duke siguruar qarkullimin normal të mjeteve pa probleme.

Ndërkohë, në qarkun e Kukës, në lartësitë mbi 900 metra është shënuar rënie dëbore që ka zbardhur disa fshatra në njësitë administrative Arrën, Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojanë, Zapot dhe Shishtavec, si dhe zonat e Lekbibajt dhe Luginën e Valbonës në Tropojë.

Sipas autoriteteve, të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale mbeten të hapura dhe nuk raportohen probleme në qarkullim apo furnizimin me energji elektrike, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

/Versus.al

Tags:

moti i keq

Poll