AKTUALITET /

VIDEO/ E rëndë në Shkodër, po shkonin për të asgjësuar parcela droge, trafikanti qëllon me armë efektivët e policisë

Efektivët e Policisë po shkonin për të asgjësuar një parcelë me kanabis në fshatin Repisht

Shkruar nga M.H

VIDEO/ E rëndë në Shkodër, po shkonin për të

Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe ku një person, kultivues i bimëve narkotike ka qëlluar më armë zjarri kundrejt efektivëve të Policisë, gjatë një aksioni antidrogë.

Efektivët po shkonin për të asgjësuar një parcelë me kanabis në fshatin Repisht, të Malësisë së Madhe.

FNSH dhe RENEA ka mbërritur në vendngjarje ndërsa nga informacionet bëhet me dije se nuk ka efektivë të lënduar.

Pas ngjarjes, forcat speciale janë mobilizuar për të kryer kërkime intensive në terrenin malor. Po ashtu, janë angazhuar dhe forca të tjera të Policisë së Shkodrës në përpjekje për të lokalizuar dhe kapur autorin e këtij sulmi.

Për të ndihmuar në operacionin e kërkimit, është angazhuar një helikopter i Policisë për të monitoruar dhe ndihmuar në kërkimet në zonat malore, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar nga toka.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë shërbimet e Policisë të cilat po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dëguan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter.

Forcat operacionale në terren, përkundrejt asgjësimit dhe shkatërrimit të bimëve narkotike, vazhdojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të qëllimit me armë zjarri.
Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.

/ Versus.al

Poll