AKTUALITET /

VIDEO/ Grushta e shkelma në kampionatin e moshave. Edhe të afërmit e futbollistëve në sherrin masiv

Dhuna solli dhe në ndërprerjen e ndeshjes. Kjo ngjarje pritet të jetë dhe objekt i Disiplinës dhe Etikës në javën e ardhshme.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Grushta e shkelma në kampionatin e moshave. Edhe të

Fusha e futbollit u bë si "arenë gladiatorësh'. Grushta, shkelma nuk u kursyen kundër rivalëve në një sherr masiv në ndeshjen mes ekipeve të Orikut dhe Butrintit, ku u përfshinë disa prej futbollistëve të dy ekipeve dhe të afërm të tyre. Skenat e dhunës që mund të shikoni në videon më poshtë ndodhën gjatë sfidës se Kategorisë së Dytë për grupmoshën U-17, Oriku-Butrinti që u ndërpre pas një sherri masiv në pjesën e parë.

Sfida nisi në stadiumin “Oriku” prej orës 13:00 dhe në momentin e kaosit në fushë u përfshinë dhe prindërit e lojtarëve.


Dhuna solli dhe në ndërprerjen e ndeshjes. Kjo ngjarje pritet të jetë dhe objekt i Disiplinës dhe Etikës në javën e ardhshme.

Poll