Një përleshje e dhunshme midis adoleshentëve ka shkaktuar trazira pranë gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 13:30, kur gjimnazistët, sapo përfunduan mësimin, janë përleshur fizikisht përballë ndërtesës së shkollës.
Në mes të rrëmujës, disa prej tyre përdorën sinjalistikat e vendparkimeve si mjet për të goditur, duke rrezikuar jo vetëm veten, por edhe qarkullimin në rrugë.
Pavarësisht nga prania e disa personave në zonë, askush nuk ndërhyn për të ndaluar konfliktin.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 6 adoleshentë të përfshirë në sherr./Versus.al
View this post on Instagram








