AKTUALITET /

VIDEO/ Lihet në burg ‘i forti’ i Pogradecit

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Spartak Çelën.

Shkruar nga B.SH
VIDEO/ Lihet në burg ‘i forti’ i Pogradecit
Spartak Çela dhe momenti i arrestimit nga Policia

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Spartak Çelën.

I konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Çela u kap dy ditë më parë nga Policia pas katër vitesh në arrati.

Mbi Çelën rëndojnë akuzat : Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”.

Çela kërkohej nga autoritetet pasi në një lokal në Velçan të Mokrës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave.

Gjithashtu muaj më parë kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike./Versus.al

Momenti kur Policia arrestoi dy ditë më parë Spartak Çelën

Poll