Ky është momenti kur makina e policisë me kryebashkiakun Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme ku kryebashkiaku do të dalë para trupës gjykuese me kërkesën për të pasur një masë më të butë sigurie.
Ndryshe nga herën kur Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë për Veliajn, këtë radhë nuk pati mbështetës të tij jashtë institucionit. Kujtojmë se pas grumbullimit të dhjetëra mbështetësve të Veliajt të cilët qëndruan për orë të tëra jashtë GJKKO e SPAK, AMP ka nisur hetimin për zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës dhe shefin e forcave "Shqiponja" për mungesën e ndërhyrjes për shpërndarjen e personave që kërcënuan edhe prokurorë e gjyqtarë.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e bëri të qartë në një miting me punonjësit e bashkisë që nuk dëshiron që situata të tilla të përsëriten në të ardhmen. Versus.al







