AKTUALITET /

VIDEO/ Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO më 12 shkurt. Sipas SPAK, Xoxa dhe Veliaj dyshohet se kishin ngritur një skemë të mirëmenduar për të përvetësuar fondet e bashkisë Tiranë. Xoxa po hetohet për fshehje pasurie dhe korrupsion. 

Më herët Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Ajola Xoxa për kthimin e celularit të sekuestruara dhe sendeve të gjetura në organizatën e saj "Harabeli" dhe në apartamentin e ndodhur në "Sky Tower" të cilin e përdorte si magazinë.

Xoxa ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale duke pretenduar se ndaj saj dhe bashkëshortit të saj Erion Veliaj po bëhet një gjyq publik i padrejtë dhe se pretendimet e SPAK nuk qëndrojnë. 

Ndërsa pak ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi mbi pretendimin e SPAK se ai ka intimiduar agjentët e BKH duke deklaruar se i kishte kërkuar njërit prej hetuesve që të mos e shqetësonte Xoxën ditën e shtunë ndërkohë që ai vetë ndodhej në udhëtim jashtë vendit. Versus.al

Poll