AKTUALITET /

VIDEO/ "Nuk jam për atë që mendon ti", ish-drejtori i OSHEE Ardian Çela paraqitet në SPAK

Shkruar nga Versus
VIDEO/ "Nuk jam për atë që mendon ti", ish-drejtori i
Ardian Çela mbërrin në SPAK

Ish-drejtori i OSHEE, Ardian Çela është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në organin e akuzës, por teksa u pyet nga një prej gazetarëve, Çela pasi heshti për disa sekonda u shpreh duke thënë: Jo për atë që mendon ti.

Nga 2014-ta deri në 2023-in, Çela ka mbajtur postin e kreut të OSHEE. Kujtojmë se Ardian Çela ka pasur më herët edhe rolin e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ndaj tij ka një denoncim të bërë në SPAK në prill të 2021-it nga deputeti demokrat Edi Paloka i cili e akuzonte Çelën për shitblerje votash në qarkun e Durrësit.

Në padinë e depozituar në SPAK nga PD renditeshin edhe emrat e kryebashkiakut dhe nënkryebashkiakut të Shijakut dhe anëtarë të grupeve kriminale, të cilët sipas tij, ishin angazhuar për të arritur rezultate maksimale për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 2021-it. Versus.al



Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: