AKTUALITET /

VIDEO/ Po ujisnin fidanët me kanabis, policia arreston në flagrancë 2 persona në Mallakastër

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Po ujisnin fidanët me kanabis, policia arreston në
Momenti i arrestimit të kultivuesve të kanabisit

Fier- Dy persona janë arrestuar nga policia në fshatin Çërrilë të Mallakastrës pasi janë kapur në flagrancë duke ujitur plantacione me kanabis.

Në pranga kanë rënë A.S 53 vjeç dhe E.Sh 34 vjeç të cilët gjatë aksionit të policisë u gjetën në plantacionet me kanabis duke u kujdesur për bimët narkotike.

Policia asgjësoi 1881 fidanë të dyshuar kanabis sativa, ndërsa u sekuestruan edhe 12.400 euro, 400 paund dhe rreth 900.000 lekë të reja të cilat u gjetën në banesën e 44 vjeçarit M.Z 44 vjeç dhe dyshohet se ishin në funksion të kësaj veprimtarie kriminale. Edhe për 44 vjeçarin nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

 
Poll