Shkodër- Një 56 vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Leporosh pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte 56 vjeçari Agim Curraj, u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov, një thikë dhe municion luftarak.
Në pamjet e publikuara nga policia, shihet momenti kur 56 vjeçari shtrihet në tokë për ta arrestuar më pas. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur. Versus.al







