Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” ku po qarkullonin me një pistoletë brenda makinës tip “Honda”.
Në momentin e arrestimit, 26 vjeçari Prend Bala ishte nën masën e arrestit shtëpiak për vjedhje. Ndërsa shoku i tij 37 vjeçari Gentjan Basha u arrestua sepse kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë dhe tentoi të largohej në momentin kur kryhej operacioni.
Në video shihet momenti i ndalimit të makinës dhe arrestimit të dy personave, ndërsa u sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë dhe plumbat që mbaheshin në makinën e të riut.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë. Versus.al







