AKTUALITET /

VIDEO/ Qindra karrige në shesh, gjithçka gati për tubimin e Ramës me punonjësit e bashkisë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Qindra karrige në shesh, gjithçka gati për tubimin e

Tiranë- Sheshi “Skënderbej” është mbushur sot me karrige të cilat janë vendosur në kuadër të një tubimi që do të ketë kryeministri Edi Rama ku do të jenë të pranishëm mijëra punonjës të bashkisë Tiranë.

Tematika e kësaj mbledhje të madhe ku Rama do të mbajë fjalim, do të jetë arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj më 9 shkurt nën akuzën e korrupsionit në 9 raste dhe pastrimit të parave.

Tubimi do të nisë në orën 16:30 dhe pritet të mos zgjasë më shumë se një orë pasi në orën 17:30 Rama ka parashikuar një mbledhje me këshilltarët socialistë në bashki. Versus.al



Poll