AKTUALITET /

VIDEO / Sherr mes vëllezërish në Klos, policia gjen armë

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë  me municion luftarak.

Shkruar nga a.b.

VIDEO / Sherr mes vëllezërish në Klos, policia gjen armë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën.

Për motive të dobëta, u konfliktua verbalisht me vëllanë e tij,  ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 38-vjeçarit.

Në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe  sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se në fshatin Gurrë e Vogël,  për motive të dobëta, po konfliktoheshin verbalisht dy vëllezër, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në adresë dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme,  u bë i mundur parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i shtetasit Rufat Tushes, 38 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Klos.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë  me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: