AKTUALITET /

VIDEO/ Shmanget tragjedia në Ksamil, shpëtohen nga mbytja 6 pushues

Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 6 shtetasve në bordin e mjetit lundrues që pësoi defekt në det.

Shkruar nga Versus

Një tragjedi e vërtetë është shmangur pasditen e sotme në Ksamil, ku një mjet lundrues ka pësuar defekt në det, duke iu këputur timoni.

Në mjet ishin 6 persona, të cilët kanë qenë duke u rrezikuar jetën e tyre.


Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 6 shtetasve në bordin e mjetit lundrues që pësoi defekt në det.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil.

Poll