AKTUALITET /

Vila në Qerret mbetet nën sekuestro, Ajola Xoxa në GJKKO për bllokimin e llogarive bankare

Shkruar nga Versus
Vila në Qerret mbetet nën sekuestro, Ajola Xoxa në GJKKO për
Momenti kur Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

Vila në Qerret në pronësi të Valbona Xoxës, vjehrrës së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro. Vendimi u mor sot nga Apelin e GJKKO nga gjyqtari Engert Pëllumbi i cili do të vendosë nesër mbi kërkesën e bërë nga Erion Veliaj për të lënë qelinë dhe për t’u hetuar në masë më të butë sigurie.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij"- thuhet në njoftimin e GJKKO. 

Ndërkohë në GJKKO u paraqit sot edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt e cila ka bërë ankimim kundër sekuestros së caktuar ndaj llogarive të saj bankare, prej nga të cilat dyshohet se janë bërë blerje të kripura të produkteve të luksit.

Më herët, gjykata ka rrëzuar kërkesën e Xoxës për kthimin e celularit dhe të sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Versus.al

 

Poll