
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për Taulant Demerxhiun dhe Vladimir Kokomanin, dy të akuzuarit për vjedhjen e 80 mijë eurove me bojë sigurie nga bankat e vendeve të Bashkimit Europian.
Shuma e eurove dyshohej se do të shitej në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të bërë tre ditë më parë në automjetin me të cilin të arrestuarit qarkullonin në Ardhishtë të Shijakut, u gjet shumë prej 80 mijë eurosh me bojë sigurie, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndaj Demerxhiut dhe Kokomanit. Rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.







