AKTUALITET /

Vrasja e Fatbardh Licit në 2018-ën, Safet Bajri dhe 2 të akuzuarit e tjerë dalin sot para GJKKO

Shkruar nga Versus
Vrasja e Fatbardh Licit në 2018-ën, Safet Bajri dhe 2 të
Momenti i arrestimit të Safet Bajrit

Ditën e sotme në orën 08:30 të mëngjesit dalin para Gjykatës së Posaçme, i “forti i Shkodrës” Safet Bajri, vëllai i tij Behar Bajri dhe Asmer Bilali ndaj të cilëve u lëshua masë sigurie të premten nën akuzën e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018.

GJKKO pritet të konfirmojë masat e sigurisë të caktuar për kreun e grupit Bajri dhe 2 të arrestuarit e tjerë.

Safet Bajri mbërriti në ambientet e bllokut të sigurisë, të premten e 21 shkurtit ku u shfaq i buzëqeshur para kamerave të gazetarëve. Mësohet se ndaj tij po kryhen hetime edhe për përfshirjen e mundshme në atë që njihet si “masakra e Dobraçit” e ndodhur më 30 tetor të 2024 ku u vranë 4 persona.

Dy ditë para se të arrestohej, Bajri doli në një emision televiziv ku pretendoi se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjet për të cilat e akuzonin dhe emri i tij përmendej shpesh në media. Madje ai edhe “lavdëroi” punën e policisë për hetimin e ngjarjeve kriminale. Ndërsa pas këtyre deklaratave, me urdhër të SPAK, RENEA shoqëroi Bajrin drejt ambienteve të policisë. Versus.al

Poll