AKTUALITET /

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Apel/ Avokati i Arbër Paplekajt ndërton dinamikën e ngjarjes: Dy persona qëlluan me armë, reagoi kur pa të plagosur

Versus.al ka siguruar pretendimet e palëve në gjykatë, ku avokati i të dënuarit Arbër Paplekaj pretendon se klienti i tij ka reaguar vetëm për t'u mbrojtur pasi e fyen rëndë dhe më pas i plagosën shokun e tij.

Shkruar nga B.V
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Apel/ Avokati i Arbër Paplekajt
Arbër Paplekaj (autori) në seancë dhe viktima Pjerin Xhuvani

Sot në gjykatën e Apelit të Tiranës ka nisur seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, të dënuarin me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan 3 vite më parë, 21 prill 2021, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Avokati mbrojtës i Paplekajt, Mirash Martini ka parashtruar pretendimet e klientit të tij duke përshkruar të gjithë dinamikën e ngjarjes që nga momenti kur Arbër Paplekajt si pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës, njoftohet në telefon se disa persona po qarkullonin në lagjen “5 maj” me automjet pa targa dhe me listë votuesish në duar.

“Kam materialin me shkrim prej 44 faqesh. Shkalla e parë duke u bazuar në akuzën e ngritur nga prokuroria, ka ndryshuar cilësimin juridik duke e dënuar me 22 vite burg. Si pasojë e këtij dënimi ka qenë edhe gabimi i fakteve. U pranua kerkesa jonë për rigjykim të çështjes pjesërisht ku u bënë dy ekspertiza. Prokuroria paraqitu në gjykim fakt me rrethana jo të vërteta dhe u pranua nga gjykata duke mos pranuar kërkesat tona. Shpresoj që gjykata juaj ta ketë dëgjuar me vëmendje ccështjen. Mendoj se me faktet e rrethanat e krijuara jemi shumë afër të vërtetës. I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë e një grupi elektoral që drejtohej nga Arjan Hoxha, vullnetar me njohje të ndersjelltë. Më 21 prill 2021, ky grup marrin nga shtabi elektoral 3 furgona me qera të përkohshme. Ka filluar të lëviz, Arbër Paplekaj e Arjan Hoxha kanë qenë në furgonin e parë. Plani ishte të lëviznin në Fushë Mbreti të Cërrikut por Hoxha merr një telefonatë për krim elektoral në 5 maj. Ergys Muzhaqi dëshmitar takohet me Arjan Hoxhën dhe i çon tek vendi i ngjarjes në rrugën “Lef Nosi”. Kanë vëzhguar nëse ka kamera sigurie, nuk e kanë parë makinën. Më vonë shfaqet “Benz ML” pa targa e drejtuar nga Mehmet Greca. Nga pjesa e dukshme dallonin një shkop gome, letra me emra votuesish”- është shprehur Martini.

Sipas avokatit, klienti i tij Arbër Paplekaj së bashku me grupin që e shoqëronte janë paraqitur në vendngjarje nga ku më pas kanë njoftuar policinë për krim zgjedhor. Por janë përballur me Pjerin Xhuvanin dhe me persona të cilët ndodheshin brenda mjetit tip “benz ML”. Martini thotë se Paplekaj nuk ka reaguar deri në momentin kur shoku i tij është plagosur dhe më pas ka parë se i janë drejtuar armë zjarri.

“Arjan Hoxha telefonin policinë, disa herë telefonin alket shatron por që sishte në qytet. Mbërrin Nikollaq Palla. Hoxha i kërkon Demushit filmimin me gjithë shpjegimin që bëntr Arjani dhe automjetin. Hoxha komunikon me Albert Nushin dhe i shpjegon situatën. Duken nga pamjet filmike, pozicionet e personave të pranishëm. Hoxha kërkon te ndiqen procedurat dhe bëhet ekspertiza për sendet në automjetin pa targ. Në vendngjarje vjen nje furgon policie, me personat që po gjykohen në këtë proces. Nga pamjet filmike të telefonit Arjan Hoxha ishin të gjithë të qetë duke menduar se këtu mbaroi puna e tyre. Pas dy minutash vijnë me shumë shpejtesi numër i madh mjetesh nga ku zbritën shumë persona. Sulmojnë Redi Nushin që filmonte. Ndërpriten filmimet, për shkak të sulmit. Kanë lidhje me pamjet filmike të regjistruara nga babai i Klement Xhaferrit. Fillon filmimi pikërisht kur grupi vjen dhunshëm. Paplekaj duket se futet për të shuar sherrin. Ne momentin kur sa filloi të komunikojë. Xhuvani niset me vrull, shtyn Arbër Paplekajn, vijnë pas tij dhe Klement Xhaferri etj, dhe spostohen në një rrugicë të lagjes. Pamjet nga kamera e sekuestruar nuk lejojnë lëvizjet e këtyre personave por vetëm këmbët e tyre . Duket qarte se kjo turmë ka ardhur për të shpëtuar mehmet Grecën që po intervistohej nga policia dhe mund të shoqërohej bashkë me materialet zgjedhore. Greca sa fillon ngjarja, shkon tek automjeti heq disa materiale dhe me një çantë është larguar nga vendi i ngjarjes. Këto vetura që erdhën për të shpëtuar Mehmet Grecën erdhën pikërisht tek vendi i ngjarjes. Në këtë moment para krismave vjen dhe një automjet tjetër policie Krenar Gucaj, Kreshnik Gjeçaj etj. 4 drejtues të lartë policor në Elbasan. Kur arrijnë vetëm disa sekonda para se të dëgjohen krisma. Kur Paplekajn e kanë shtyrë ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike, nga dëshmitë ështe fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna, gruaja. Është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku i Paplekajt. Paplekaj nuk ka reaguar, shihet në te gjitha pamjet, ka bërë përpjekje të shmanget, askush nuk dëshmon që Paplekaj ka fyer dikë. Mbanin duart në borseta në momentin që ka parë shokin e tij të plagosur Pavlo Uksani e që janë nxjerr armët, ka reaguar. Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanin, sheh armë te shkurtra që i drejtohen, sheh të plagosur shokun e tij dhe atëherë reagon”- rrëfen më tej avokati.

Sipas tij, ekspertët të cilët rindërtuan skenën e ngjarjes së rëndë kanë provuar se pranë Arbër Paplekajt kanë qenë 2 qitës të tjerë konkretisht rreth 8 metra larg dhe kanë qëlluar disa herë. Martini pretendon se kanë qenë ata të cilët kanë qëlluar ndaj Paplekajt dhe ky i fundit ka reaguar vetëm për t’u mbrojtur.

“Nuk ka rezultuar se asnjë nga grupi i Paplekajt nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm, as me fyerje, as me dhunë. Janë hetuar ë gjithë dhe është konkluduar se veprimet e tyre kanë qenë te ligjshme. Kanë bërë një kallëzim në polici dhe janë treguar të qetë. Gjykata ka gabuar kur e konsideron si konflikt, nuk ështe një konflikt. Aty ka polici, dhe nuk është konflikt kur nuk ka asnjë reagim, nuk pasqyron të vërtetën. Arjan Hoxha nuk tregon se ka incident por se ka një rast për krim zgjrdhor, pra jo të kishin konflikt apo incident. Ka ardhur policia dhe vjen një grup që vjen e qëllon me armë për te mbrojtur Mehmet Grecën nga policia. Provohet në vendngjarje që minimalisht është qëlluar me 3 armë. Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë dhe predhat e tjera janë të kalibrit të lartë që janë qëlluar nga dy persona të tjerë minimalisht. Gjykata e Elbasanit anashkaloi këtë fakt, me gëzhojat në vendngjarje, këqyrjen, natyrën. Sipas ekspertëve qitësi dy ka qenë 7 m nga paplekja dhe tjetri 8 m. Nëse shohim kqyrjen dhe pamjet, ekspertët thonë se armët duhet të jenë në krah të një furgoni, ktu ka qenë dhe turma dhe ku janë këta qitës jane dëgjuar edhe krismat e para”- mësohet të jetë shprehur gjatë seancës avokati i cili shton se pretendimet e tij pohohen edhe nga dëshmitarët në vendngjarje, “Dëshmitarët tregojnë se Paplekaj ka qëlluar pasi kanë qëlluar shtetasit e tjerë. Gjykata e Elbasanit arsyeton se provohet që nuk ekziston sulmi ndaj paplekajt, dhe se për shkak të fyerjeve paplekaj nxjerr armën dhe qëllon. Kjo gjykatë ka arsyetuar, totalisht kundër këtyre provave në këtë gjykim. Vetë gjykata realisht e ka deformuar të vërtetën dhe nuk ka dashur ta zbulojë. Ne kërkuam ekspertiza nuk u bënë. Moment i rëndësishëm është pjesa e faktorëve plotesues që janë gjetur në teshat e Pjerin Xhuvanit, ka fakt plotesues të armës së zjarrit. Distanca maksimale ku mund të mbeten është një metër, është e qarte se nuk janë të Arbër Paplekajt. Ekspertët thanë se nuk përjashtohet se pjerin Xhuvani ka qenë afër një personi që ka qëlluar me armë. Ndërkohë që paplekaj ishte mbi 7 m larg. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve, por pasi ka konstatuar se një nga miqtë e tij është lënduar dhe kur ka konstatuar te paktën dy persona me armë. Tregon një gjendje psiqike shumë të rënduar, kur ka parë Vuksanin ka deklaruar se ka vepruar si robot, kanë qenë veprime instiktive më mbrojtje të jetës sime dhe personave që ishte me ta. Nga akti i ekspertimit del qartë se në momentin e kryerjes së veprimet ka qenë në situatë të rënduar emocionale të pavetëdishme për disa sekonda që nuk kontrollon dot përkohësisht veprimet e tij”- përfundon avokati.

Ngjarja e rëndë e ndodhur 3 vite më parë tronditi vendin vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I pranishëm në vendngjarje ishte edhe deputeti Gazment Bardhi, asokohe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, i cili pretendoi se kishim të bënim me përpjekje për blerje votash dhe se struktura e ngritur nga PD për mbrojtjen e votës kishte reaguar në mbrojtje. Arbër Paplekaj u dënua me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Versus.al

Poll