AKTUALITET /

Vrau katër policë, Gjykata e Lartë burgim të përjetshëm Dritan Dajtit

Shkruar nga Versus

Vrau katër policë, Gjykata e Lartë burgim të

Gjykata  e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Dritan Dajtin.

Vendimi i lënë në fuqi dënon Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg.

Në vitin 2014, Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda (në atë kohë), për vrasjen e 4 policëve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri.

Por në shkurt të 2019-ës, një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm, duke e dënuar Dajtin me 25 vite burg.

 

Poll