
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekajn.
Gjykata e Apelit ndryshoi akuzën nga 'vrasje në rrethana cilësuese' në 'vrasje në kushtet e tronditjes psikike"
Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit kishte dënuar Paplekajn me 22 vite burg.
Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove.
Arbrër Paplekaj vrau me një plumb mjekun psikiatër, Pjerin Xhuvani, ku më pas pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
Ngjarja ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Arbër Paplekaj ishte pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës në shtabin elektoral të Elbasanit.
A ju duken abuzive çmimet e kompanive celulare Vodafone dhe One?
-
Po
-
Jo
-
Nuk kam koment







