AKTUALITET /

Zbardhet ngjarja në Durrës, 29 vjeçari qëlloi me çifte për të trembur 2 kushërinjtë që e dhunuan

Pas konfliktit që kishte pasur në gjendje të dehur me 2 të rinjtë, 29 vjeçari shkoi në banesë dhe mori armën e gjahut me të cilën qëlloi në ajër me qëllim kërcënimin.

Shkruar nga Versus

Zbardhet ngjarja në Durrës, 29 vjeçari qëlloi me

Durrës- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në ajër pranë lagjes nr.15. Mësohet se në pranga ka rënë 29 vjeçari K.D i cili pas një sherri me dy persona ka qëlluar me armë gjahu në ajër me qëllim për t’i kërcënuar.

Në pranga po ashtu ka rënë i riu 26 vjeç i identifikuar si P.P pasi akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij D.P 35 vjeç kanë goditur me sende të forta personin që qëlloi me armë zjarri. Policia po punon për kapjen e 35 vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll