AKTUALITET /

Zjarr në Shkodër, 2 banesa shkrumbohen nga fl*kët, 2 të tjera digjen pjesërisht

Policia bën me dije si pasojë e një shkëndije elektrike, janë djegur plotësisht dy banesat në pronësi të dy të moshuarve.

Shkruar nga Versus
Zjarr në Shkodër, 2 banesa shkrumbohen nga fl*kët, 2 të
Foto nga vendngjarja

Shkodër- Disa banesa janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Dudas”.

Mësohet se zjarri fillimisht nisi në njërën prej banesave duke bërë që më pas flakët të përhapeshin edhe tek banesat përreth. 

Për pasojë u dogjën plotësisht banesat në pronësi të B.K 80 vjeç dhe S.K 74 vjeç. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por raportohen shumë dëme materiale. Përveç 2 banesave të shkrumbuara, 2 të tjera janë djegur pjesërisht. 

Dy automjete zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike për të shmangur rreziqet e mundshme. Dyshohet për shkëndijë elektrike, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

 

Poll