Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë para godinës së SPAK, pasi një person ka tentuar t’i japë fund jetës.
Burimet bëjnë me dije se Pal Trashaj me origjinë nga Lezha, ka kërkuar një takim me drejtuesin e SPAK Altin Dumani (arsyet e që ende nuk dihen), dhe kur ka parë që kjo ka qenë e pamundur ka konsumuar fostoksinë.
Sipas policisë, ai është transportuar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Njoftimi paraprak:
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







