POLITIKË /

Asambleja Kombëtare e PS-së/ Rama tregon arsyet pse u ndërpre turi me diasporën

Kryeministrin Edi Rama ka folur gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe për turin me emigrantët e cila u ndërpre në mes.

Shkruar nga B.SH

 

Asambleja Kombëtare e PS-së/ Rama tregon arsyet pse u ndërpre

Kryeministrin Edi Rama ka folur gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe për turin me emigrantët e cila u ndërpre në mes.

Rama tha se takimet do të vazhdojnë në shtator ndërsa përgatitemi dhe për një takim në SHBA. 

Rama: Ka pasur një zhvillim pozitiv domethënës dhe me organizimin e Partisë Socialiste në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të turit të dakortësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm dhe në Greqi dhe në Itali. Takimet nuk kanë qënë thjesht një qëllim në vetvete, as thjeshtë një takim pa vazhdim por ka qenë njëkohësisht dhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë domethenëse për të  rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste. Turi do të vijojë në shtator, duke qenë se për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem më vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Dhe me të drejtë, sepse në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangnim një takim që pavarësisht se nuk është partiak, sidoqoftë është një takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Duseldorfit në një moment shumë afër me ndeshjen e skuadrës sonë kombëtare, nuk do donim që të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave, edhe pse takimi ishte i organizuar pavarësisht kësaj. Në shtator do rimarrim turin dhe do zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, ndërsa do përgatitemi edhe për një takim në SHBA

 

Poll