MAGAZINË /

Dëmtohet Jasir Asani? Sulmuesi nuk stërvitet me skuadrën para ndeshjes me Kroacinë

Stafi teknik i ekipit kombëtar bën me dije se Asani ka ndjerë dhimbje në kavilje dhe nuk është stërvitur me skuadrën për të mos rrezikuar.

Shkruar nga Versus
Dëmtohet Jasir Asani? Sulmuesi nuk stërvitet me skuadrën para
Jasir Asani në ndeshjen përballë Italisë

Pas humbjes ndaj Italisë, kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjen përballë Kroacisë që do të luhet të mërkurën.

Kuqezinjtë, kanë nisur stërvitjet për ndeshjen e rëndësishme me ndarjen e lojtarëve në dy grupe në fushën stërvitore. Por gjatë ditës së djeshme, Jasir Asani nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore si pasojë e goditjes që mori në kavilje në rastin e golit të Barelës.

Sulmuesi ka ndjerë dhimbje dhe për të mos rrezikuar, stafi i përfaqësueses, e ka lënë pushim në stërvitjen e sotme e cila ishte më së shumti atletike.

Gjendja e tij do të vlerësohet në vijim por nuk raportohet të jetë diçka për t’u shqetësuar. Versus.al

Poll