POLITIKË /

Arrestimi i ish-deputetit të PS për lidhje me bandat e Durrësit, Berisha: Rama të dorëhiqet menjëherë

Shkruar nga Versus

Arrestimi i ish-deputetit të PS për lidhje me bandat e Durrësit,

Kryedemokrati Sali Berisha ka reguar për arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe akuzat e SPAK ndaj tij, ku zbulohet bashkëpunimi me krerët e grupeve kriminale në qytetin e Durrësit.

Sipas Berishës, kanë qenë klani i Avdylajve të Shijakut ata të cilët kanë urdhëruar Ramën që të vendoste Jurgis Çyrbjan në listën e sigurt për deputetë.

“Familja mafioze Avdylaj jo vetëm kandidoi Çyrbjen si përfaqësues të vetin në parlament, por i diktoi Edi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji.

Pra, kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë, por dhe renditjen nt dytë pas Edi Ramës të gjinisë mashkullore në listën e Durrësit”- u shpreh Berisha.

Duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij, Berisha tha se në këtë rast të rëndë, faktohet se Rama ka porositur krime kundër opozitës të cilat sipas tij janë zbardhur edhe nga përgjimet në “Sky Ecc”.

"Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e mënjehershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që strehonte, që fshihte vrasësin e Prengës. Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, jo, jo.

Peshqit e mëdhenj janë sipër fare. Peshkaqeni është Edi Rama sepse i dëgjoj sot Çyrbja në SKY ECC ka thënë këto e ato, por sot është e faktuar, e vërtetë në dritën e diellit, se Edi Rama me kriminelin McGonigalin, me SKY ECC, ka porositur krime kundër opozitës. Se Edi Rama ka pasur jo një, por më shumë se një telefona të koduar.

Sot është e faktuar dhe mediat belge e kanë bërë publike emrin e tij, si një bashkëpunëtor i bandave më të rrezikshme shqiptare në Europë dhe në botë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot sepse ish-zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhet koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesorë të shtëpive mafioze, nga ata të Sinaloas dhe të tjerë me radhë”- shtoi ish-kryeministri. Versus.al

Poll