AKTUALITET /

VIDEO/ Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj, paraqitet në SPAK

Valikaj dyshohet se shfaqet edhe në përgjimet e zbardhura në aplikacionin Sky Ecc.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj, paraqitet në SPAK

Tiranë- Prokurori i kryeqytetit, Bledar Valikaj është paraqitur sot në SPAK për të dhënë deklarime lidhur me dosjen e kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarkës i cili u arrestua muaj më parë për përfshirjen e tij në dosjen e ‘Toyota Yaris' ku ishte përpjekur të ndërhynte për të ndihmuar personat e përfshirë. 

Valikaj njihet edhe për faktin se është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Dyshohet se prokurori ka dalë në disa prej përgjimeve të zbardhura në aplikacionin "Sky Ecc".

Më herët prokurori i Tiranës është akuzuar nga ana e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si i vetmi prokuror i cili nuk e ka kaluar ende sistemin e vettingut dhe pavarësisht kësaj, është ende në detyrë.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që ccdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut. Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut”- deklaronte Bardhi.

Për të parë videon në youtube klikoni Ketu. Versus.al

Poll