BOTA /

Beteja për Kosovën, kush do jetë kryeministër? Ky është profili i kandidatëve

Këtë të diel (9 shkurt 2025) qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të fundit për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin që do të udhëheqë vendin në katër vitet në vijim. Por kush janë katër kandidatët për kryeministër të Kosovës?

Shkruar nga Versus

Beteja për Kosovën, kush do jetë kryeministër? Ky

Këtë të diel (9 shkurt 2025) qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të fundit për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin që do të udhëheqë vendin në katër vitet në vijim. Por kush janë katër kandidatët për kryeministër të Kosovës?

Albin Kurti kandidati i LVV lufton për një tjetër mandat si Kryeministër

Beteja për Kosovën, kush do jetë kryeministër? Ky      

Ai ka qenë dhe 2 here kryeministër duke u shënjuar si më jetëshkurtri në mandatin e parë dhe më jetëgjati në mandatin që po përfundon. Albin Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb. Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Ai u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003, Albin Kurti u diplomua në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterike. Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë krijuan subjektin Lëvizja Vetëvendosje!

Ai ishte Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje! deri në mars të vitit 2015. Ai garoi përsëri në zgjedhjet e brendshme për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje! në janar të vitit 2018 dhe i fitoi ato. Në periudhën 2005-2017, Kurti kaloi rreth një vit e gjysmë si i arrestuar për shkak të aksionit të dhunshëm opozitarë.

Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër.

Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt 2021, lista e Vetëvendosjes fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate. Është i martuar dhe ka një vajzë, Lean.

Bedri Hamza-kandidati i PDK për Kryeministër

Beteja për Kosovën, kush do jetë kryeministër? Ky

Bedri Hamza u lind me 8 Nëntor 1963 në Klinë të Epërme. Ai është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1987, është Magjistër i Ekonomisë dhe Kandidat për PhD në Universitetin e Tiranës. Bedri Hamza ka mbajtur pozita të ndryshme shtetërore.

Ka qenë zëvendës Ministër për Ekonomi dhe Financa, Qeveria e Kosovës (2008-2011); Ministër i Financave, Qeveria e Kosovës (2011-2013); Guvernator i Bankës Qendrore (26/03/2013-09/2017); Ministër Financave, Qeveria e Kosovës (2017-2020); Deputet në Parlamentin e Kosovës (2020).

Shef i Grupit Parlamentar dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe Anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa. Nënkryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës (Shkurt 2021- Tetor 2021). Pas fitores si Kryetar Komune në zgjedhjet e Tetorit 2021, hoqi dorë nga mandati i deputetit. Detyrën e Kryetarit të Komunës e mori me 26 Nëntor 2021.

Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku kryetar i LDK e ka betejën e parë në zgjedhje të përgjithshme

Beteja për Kosovën, kush do jetë kryeministër? Ky

Lumir Abdixhiku u lind më 22 prill 1983 në Prishtinë. Shkollimin e mesëm e mbaroi në Gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës. Në vitin 2004 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë periudhës 2005-2006, Abdixhiku qëndroi në Britani të Madhe, ku vazhdoi studimet master në Universitetin Staffordshire. Në vitin 2009 fitoi bursën universitare nga Universiteti i Staffordshirit për studime të doktoraturës. Në vitin 2013, Lumir Abdixhiku mori titullin Doktor Shkence i Ekonomisë.

Lumir Abdixhiku u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës në vitin 2017. Në zgjedhjet e po atij viti, ai ishte një ndër deputetët më të votuar të LDK-së.

Në vitin 2019, Dr. Abdixhiku, u zgjodh anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2020, Dr. Abdixhiku shërbeu si Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Më 14 mars 2021, ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më 19 nëntor 2023, Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky është mandati i tij i parë si kryetar Komune në Mitrovicë. Flet Gjuhën Angleze dhe Gjuhën Serbo-Kroate. Bedri Hamza jeton në Mitrovicë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Ramush Haradinaj-kandidati i AAK për Kryeministër

Beteja për Kosovën, kush do jetë kryeministër? Ky

 

Ramush Haradinaj u lind më 3 korrik 1968, në fshatin Gllogjan, pranë Deçanit

Ai ka qënë dy herë kryeministër i Kosovës. Pasi mbaroi shkollën e mesme në vitin 1987, ai bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave, ku më vonë u promovua në komandantin e togave.

Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së.

Pas Luftës së Kosovës, Haradinaj ndoqi degën e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Haradinaj gjithashtu u diplomua master në biznes nga Universiteti Amerikan i Kosovës.

Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) al emërohet zëvendëskomandant | TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.

Pas zgjedhjeve të vitit 2004, AAK hyri në koalicion me LDK dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës. Dha dorëheqje pas 100 ditësh për shkak të thirrjes nga Gjykata o Hagës. Ku u shpall i pafajshëm.

Haradinaj u zgjodh sërish kryeministër në 9 shtator 2017, por pas 22 muajsh një thirrje si dëshmitarë nga Haga bëri që të jepte sërish dorëheqje pasi siç theksoi ai nuk do të paraqitej me kostumin zyrtarë të republikës së Kosovës.

Do të mbahet mend si kryeministri që mori vendime të forta kundër Serbisë duke vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake e cila mbetet në fuqi edhe pas presionit të fortë të BE dhe SHBA.

Edhe në fjalimin e tij të dorëheqjes, ku nuk munguan emocionet Haradinaj do të kujdesej të theksonte fjalët: “Shteti im është Kosova, o paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Ai është i martuar me, Anita Haradinaj, dhe ka tre fëmijë.

Poll