BOTA /

Imazhi tronditës i BMW-së që përplasi mbi 200 njerëz në Magdeburg - Si i shfrytëzoi psikiatri zbrazëtirat e sigurisë

Pamjet e BMW-së së zezë të prishur, e cila përplasi më shumë se 200 persona, po ngrenë pikëpyetje të arsyeshme në opinionin publik gjerman se si sulmuesi arriti t'i afrohej tregut me makinën e tij me shpejtësi të madhe dhe të realizonte planin e tij vrastar.

Shkruar nga Versus

Imazhi tronditës i BMW-së që përplasi mbi 200 njerëz

Gjermania është ende në gjendje shoku një ditë pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Pamjet e BMW-së së zezë të prishur, e cila përplasi më shumë se 200 persona, po ngrenë pikëpyetje të arsyeshme në opinionin publik gjerman se si sulmuesi arriti t'i afrohej tregut me makinën e tij me shpejtësi të madhe dhe të realizonte planin e tij vrastar.

Frankfurter Allgemaine Zeitung (FAZ) raporton se të gjitha tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani ruhen shumë nga policia pas sulmit të vitit 2016 në Berlin, kur xhihadisti Anis Amri futi një kamion në turmë dhe vrau 13 persona.

Imazhi tronditës i BMW-së që përplasi mbi 200 njerëz

Rreth tregut të Krishtlindjeve të Magdeburgut ka blloqe të shumta betoni të kuqe dhe jeshile. Blloqe të tilla ka të ngjarë që të kishin ndaluar automjetin me shpejtësi të madhe. Megjithatë, zona e tregut të Krishtlindjeve me sa duket nuk ishte plotësisht e bllokuar me këto blloqe. Tregjet e Krishtlindjeve vështirë se mund të bllokohen plotësisht, sepse duhet të ketë kalime të hapura për këmbësorët si dhe për kamionët e kateringut të tezgave.

Imazhi tronditës i BMW-së që përplasi mbi 200 njerëz

Këto hapje duket se janë shfrytëzuar nga sulmuesi, i cili sipas raportimeve të mediave gjermane, ka lëvizur nëpër zonën e këmbësorëve dhe ka arritur të marrë një shpejtësi të madhe me makinën para se të fillonte "të fshinte" vizitorët e tregut që u kapen në befasi nga akti terrorist.