BOTA /

Irani kërcënon me vrasje Trumpin: Këtë herë, plumbi nuk do të gabojë

Shkruar nga Versus

Irani kërcënon me vrasje Trumpin: Këtë herë, plumbi nuk

Irani ka lëshuar një kërcënim kundër jetës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Televizioni shtetëror iranian transmeton një foto të Donald Trump nga atentati i mbetur në tentativë në një tubim në Pensilvani në vitin 2024, të shoqëruar me mesazhin: "Këtë herë, plumbi nuk do të gabojë".

Paralajmërimi u transmetua nga televizioni shtetëror iranian, sipas Agence France Presse (AFP).

Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë i Teheranit ndaj Trump deri më tani, pas kërcënimeve të përsëritura të presidentit amerikan se SHBA-të do ta sulmojnë Iranin nëse ky i fundit vazhdon shtypjen e dhunshme ndaj protestuesve antiqeveritarë.

“Televizioni shtetëror i Republikës Islamike sapo kaloi një vijë të kuqe. Ai transmetoi një imazh të Presidentit Trump pas një atentati (nga regjimi) së bashku me një mesazh që shkruhej në persisht: ‘këtë herë, plumbi nuk do të dështojë’”, shkroi në një postim në rrjetet sociale Emily Schrader, një gazetare amerikane për median izraelite.

Emily Schrader është një gazetare izraelito-amerikane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut nga Izraeli, e fokusuar në çështjet izraelite dhe iraniane.

Emily është anëtare e bordit këshillues të Institutit për Zërat e Lirisë, një grup mendimtarësh që përqendrohet në politikat evropiane dhe amerikane mbi Iranin, dhe ka këshilluar ligjvënës në të gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropën mbi politikën ndaj Iranit, veçanërisht në lidhje me terroristët e Teheranit në Lindjen e Mesme./Versus.al

Poll