BOTA /

SHBA do të dërgojë 33.000 dronë me inteligjencë artificiale në Ukrainë

SHBA vijon shitjen e armëve në Ukrainë, Financial Times: Kievi do të marrë 33 mijë dronë me Inteligjencë Artificiale

Shkruar nga Versus

SHBA do të dërgojë 33.000 dronë me inteligjencë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të dërgojnë rreth 33.000 dronë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale në Ukrainë, një lëvizje që përbën një nga dërgesat më të mëdha të këtij lloji në një zonë konflikti. Lajmi u raportua fillimisht nga Financial Times, duke cituar burime pranë Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Dronët po zhvillohen nga Auterion, një startup amerikano-gjerman, i cili ka prezantuar së fundmi një teknologji të re të quajtur Nemyx, një softuer që transformon dronë individualë në një forcë të bashkuar ajrore përmes një aplikacioni që mundëson koordinimin automatik të sistemeve ajrore të ndryshme.

SHBA do të dërgojë 33.000 dronë me inteligjencë

Nga dronë të veçuar në "ushtri fluturuese" 

Platforma Nemyx konsiderohet si një “motor i sulmit të grupeve të dronëve”, duke u mundësuar këtyre pajisjeve që të funksionojnë jo vetëm në mënyrë të pavarur, por edhe në koordinim të plotë me njëra-tjetrën, në stilin e njohur si “swarm”, ose tufë e komanduar inteligjentisht.

Edhe pse teknologjia ende nuk është testuar në kushte reale lufte, Auterion ka bërë të ditur se planifikon ta integrojë Nemyx në dronët që do t’i dorëzohen Ukrainës deri në fund të vitit, në bazë të një kontrate që tashmë është nënshkruar me Pentagonin.

SHBA do të dërgojë 33.000 dronë me inteligjencë

Ukraina, “laboratori” i luftës moderne

Konflikti në Ukrainë ka marrë gjithnjë e më shumë trajtën e një laboratori për testimin e teknologjive ushtarake, si nga pala perëndimore, ashtu edhe nga Rusia. Një zyrtar i lartë i Pentagonit deklaroi në vitin 2023 se Ukraina është bërë një “laborator inovacioni ushtarak”, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se ushtritë në mbarë botën po studiojnë taktikën dhe teknologjinë luftarake të Moskës.

Pavarësisht se 33.000 dronët përbëjnë një dërgesë masive, zyrtarë ushtarakë ukrainas kanë theksuar se kjo shifër mbetet modeste, krahasuar me qindra mijëra dronë që tashmë përdoren çdo muaj nga forcat ukrainase në terren.

SHBA do të dërgojë 33.000 dronë me inteligjencë
Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka propozuar homologut të tij amerikan Donald Trump një plan ambicioz prej 50 miliardë dollarësh, që do të mundësonte prodhimin e përbashkët të 10 milionë dronëve. Ky propozim vjen në një kohë kur dronët janë shndërruar në armë kyçe të konfliktit, me potencial të jashtëzakonshëm për të ndryshuar balancat në vijën e frontit, përmes zbulimit, goditjeve precize dhe luftës elektronike.

Nga ana tjetër, Rusia ka reaguar ashpër ndaj dërgesave të vazhdueshme të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Perëndimi në drejtim të Ukrainës. Zyrtarët rusë argumentojnë se kjo nuk bën gjë tjetër veçse zgjat konfliktin, rrit gjakderdhjen dhe nuk ndikon realisht në rezultatin përfundimtar të luftës.

Poll