BOTA /

VIDEO/ Dikur në listën e armiqve, presidenti i Sirisë shijon ndeshjen e basketbollit me komandantët amerikanë

Al Shara ka luajtur basketboll teksa pret që të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Dikur në listën e armiqve, presidenti i Sirisë shijon

SHBA- Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë.

Al-Sharaa i cili dikur ka qenë në listën e personave të kërkuar nga SHBA për terrorizëm dhe Ministri i Jashtëm Sirian, Asaad al-Shaibani, luajtën basketboll me komandantin e CENTCOM, Brad Cooper, dhe Kevin Lambert, kreun e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.

Videoja u nda nga al-Shaibani në Instagram me mbishkrimin: "Punoni shumë, luani më shumë. Duke bërë disa lëvizje në fushë me Admiralin Brad Cooper dhe Gjeneralin Kevin Lambert."

Ai nuk e zbuloi vendndodhjen, por al-Shaibani e ndau videon ndërsa al-Sharaa mbërriti në SHBA për një vizitë historike gjatë së cilës do të takohet me presidentin Amerikan Donald Trump. Al-Sharaa ishte takuar më parë me Cooper në Damask.

I dërguari i SHBA-së në Siri, Tom Barrack, tha më parë këtë muaj se shpresojnë që al-Sharaa të nënshkruajë një marrëveshje për t'u bashkuar me aleancën ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA kundër grupit ISIS.  Versus.al

Poll