POLITIKË /

Sot ‘Dita e Rinisë’/ 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në Shqipëri

Shkruar nga Versus

Sot ‘Dita e Rinisë’/ 34 vite më parë nisi

Sot, më datë 8 Dhjetor është Dita Kombëtare e Rinisë, një datë e cila kujton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj, kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend dhe rrëzoi komunizmin.

Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ drejt qendrës së Tiranës. Me thirrjet ‘Liri Demokraci’ dhe ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, të rinjtë kërkuan garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike, ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës si dhe integrimin në Europë.

Sot ‘Dita e Rinisë’/ 34 vite më parë nisi

Protestat do të vazhdonin edhe në ditët në vijim deri në datën 11 Dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, që solli më pas themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte deri në rrëzimin përfundimtar të diktaturës komuniste dhe instalimin e sistemit demokratik.

 

Poll