Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, ka zbuluar datën dhe si do të funksionojë puna në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe në pikën e pritjes së tyre në Shëngjin.
Meloni: Është një marrëveshje inovative dhe kur e kemi nënshkruar besoj se ju e mbani mend që mendova dhe qendrova fort për të gjitha vendet e tjera dhe ju e shikoni se pjesa më e madhe e vendeve europiane nënshkruan dhe i dërguan një apel Komisionit Europian për t'ju kërkuar vendeve të Bashkimit Europian shembullin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Ju e dini numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në Itali dhe të gjitha procedurat do të ndiqen që nga momenti i identifikimit i marrjes së gjurmëve të gishtave dhe fotografisë dhe do transferohen në qendrën e emigrantëve Gjadër.
Në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, fëmijë, persona në moshë të caktuar. Do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit që kërkojnë maksimumin 28 ditë. Gjithashtu dhe kërkesat për azil do të kemi përshpejtim në rastin kur emigrant që vijnë kanë origjinën nga vendet që quhen të sigurta. Struktura e Gjadrit do të ketë një funksion tjetër ku do të ndalën emigrantët që do të vijnë në Shqipëri. Do të ketë një zonë ku do të mbahen emigrantë të burgosur në rast se do të kryhen vepra penale. Sigurisht rendi në qendrën e pritjes do të sigurohet nga autorietet italiane. Të gjitha qendrat operative do të jenë gati nga 1 gushti 2024.
Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës. Na kanë akuzuar që po ngrinim një qendër si Guantanamo, pastaj na kritikuan për vonesa. Jam e bindur që gjërat do të funksionojmë. Është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator.







