Një aksident i rëndë rrugor në fshatin Pajovë të Peqinit i ka marrë jetën një të mituri, 10 vjeçar.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugë. Si pasojë e aksidentit, njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin, duke i marrë jetën. Burime bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku.
Policia ka shoqëruar në komisariat dy shoferët e përfshirë në aksident, Dorian Petriti dhe Mikel Petriti.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al







