Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, foli në Kongres për kriteret që duhen përmbushur për anëtarësimin e vendit në BE.
Dhuka theksoi se ky proces kaq i rëndësishëm për Shqipërinë është drejt finalizimit.
“Qëllimi ynë është të përmbushim objektivat dhe të ulemi si të barabartë në tyrezën e BE. Shqipëria i çeli negociatat në bazë merite, përtej retorikave të konfliktit të brendshëm politik, falë reformave të vërteta, të thella e të pandërprera.
Përmbushi fazën e skanimit të thelluar ku iu nënshtrimi një hulumtimi të gjithanshëm në 36 fusha të sistemit. 32 institucione dhe 1800 zyrtarë janë angazhuar në ballafaqim me palën evropiane për të përgatitur të gjitha masat për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit brenda 2030-ës.
Rrugëtimi ynë është i qartë, të sundojmë forcimin e ligjit dhe të thellojmë progresin e reformës në drejtësi. Të thellojmë modernizimin e qeverisjes dhe transformimin e administratës publike. Së treti, nevojitet të thellojmë luftën antikorrupsion, në shërbimet publike, sektorët e tregut.
Të dinamizojmë reformat tona ekonomike, klimën e biznesit dhe të rrisim volumin e investimeve madhore. Janë 761 rekomandime të BE-së për 2023-in, 855 masa vetëm në fushën e drejtësisë.”







