Live Updates /

26 vjeçari në Korçë plagoset me thikë në qafë dhe përfundon në koma! Autori largohet me një vajzë, të rinjtë ishin njohur në burg

*Një plagosje me thikë u raportua mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.10 të Korçës. 26 vjeçari Kostandin Ziu mbërriti vetë në spital pasi kishte marrë një goditje me thikë pas qafe. *Pavarësisht trajtimit mjekësor, i riu përfundoi në gjendje kome mëngjesin e sotëm. Ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e autorit 22 vjeçar Jorgo Rustemi i cili raportohet të jetë larguar nga vendngjarja me një femër. *Dy të rinjtë ishin njohur në burgun e Peqinit ku kishin vuajtur dënimin për kultivim kanabisi. Konflikti fizik mes tyre ka ndodhur jashtë një lokali dhe sipas raportimeve, ata janë para më herët bashkë teksa qarkullonin me një automjet “Renault” që dyshohet të jetë marrë me qira.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Plagosi të riun që përfundoi në gjendje kome, zbulohet identiteti i autorit! Ishin njohur në burg

26 vjeçari në Korçë plagoset me thikë në
Foto: Jorgo Rustemi, autori i plagosjes së Kostandin Ziut në Korçë

Personi që shihni në foto është 22 vjeçari i cili plagosi me thikë Kostandin Ziun, të riun që aktualisht ndodhet në gjendje kome për shkak të plagës së marrë pas qafe.

Jorgo Rustemi u arratis nga vendngjarja dhe burime bëjnë me dije se ishte nën shoqërinë e një vajze. Më tej mësohet se si autori po ashtu edhe 26 vjeçari i plagosur kanë lëvizur me një automjet tip “Renault” të marrë me qira dhe sherri mes tyre ka ndodhur jashtë një lokali në rrugën “Viktor Eftimiu”.

Rustemi është emër i njohur për policinë pasi rezulton të jetë arrestuar në 2020-ën për shitjen dhe prodhimin e kanabisit dhe më pas ka vuajtur dënimin në burgun e Peqinit ku është takuar edhe me 26 vjeçarin Kostandin Ziu i cili vuante dënimin për të njëjtën akuzë. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

U plagos me thikë në qafë, i riu në Korçë bie në gjendje kome! Autori shoqërohej nga një vajzë

26 vjeçari në Korçë plagoset me thikë në

Korçë- Ka përfunduar në gjendje kome 26 vjeçari Kostandin Ziu i cili mbeti i plagosur me thikë në qafë pas një konflikti fizik që pati në lagjen nr.10.

Autori 22 vjeçar Jorgo Rustemi ka lënë një mjet të marrë me qira prej tij në vendngjarje dhe më pas është larguar i shoqëruar nga një vajzë. Mësohet se kjo e fundit ka qenë e pranishme gjatë përplasjes fizike mes tyre të rinjve.

I plagosuri Kostandin Ziu, ishte liruar nga burgu i Peqinit vetëm dy javë më parë. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë të ndodhur. Ndërsa një grup hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e krimit. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

I riu shkoi në spital i plagosur me thikë në qafë, zbardhet ngjarja në Korçë! Në kërkim 22 vjeçari

26 vjeçari në Korçë plagoset me thikë në

Korçë- Një 26 vjeçar u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Korçës pasi ishte dëmtuar me thikë në qafë.

Policia ka njoftuar sot se bëhet fjalë për një plagosje gjatë një sherri fizik me një 22 vjeçar. Është identifikuar edhe autori Jorgo Rustemi i cili ka qëlluar Kostandin Ziun me thikë në qafë gjatë konfliktit në lagjen nr.10 të qytetit.

‘Nga hetimet paraprake të kryera  dyshohet se shtetasi Kostandin Ziu, 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.  Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R’, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Versus.al

Poll