Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e parë të kryesisë së re të partisë, ka folur në lidhje me platformën “Deputeti që Duam”, që prezantoi dhe ku mësohet se janë bërë dhjetëra aplikime. *Kryesocialisti Edi Rama në takimin e hapur zhvilluar me grupin e parë të aplikantëve në platformën “Deputeti që duam”, u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për të qenë pjesë e skuadrës socialiste në zgjedhjet e 2025. *Rama tha se Partisë Socialiste i duhet një energji edhe më e madhe, ndërsa theksoi se PS sot ka 700 mijë zgjedhës, ndërsa në 2030 synon të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. “Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t”ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj”, tha ai.
Mbledhja e kryesisë, Rama u ndan edhe zonat e influencës Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut
Edi Rama ka mbledhur pasditen e së hënës Kryesinë e re të PS-së të dalë nga Asambleja e Përgjithshme një ditë më parë.
Gjatë këtij takimi është bërë edhe ndarja e drejtimit politik në Tiranë për PS.
Erion Veliaj do të jetë drejtues politik për të gjithë qarkun, Ogerta Manastirliu do të merret me strukturën e partisë në bashkinë Tiranë ndërsa Elisa Spiropali do të merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.
Porosi edhe për diasporën së cilës i është lënë një drejtues politik. Pritet të ngrihet një strukturë e cila ende nuk është bërë publike. Gjithashtu, pritet të rikthehen takimet me diasporën.
Në mbledhje Rama ka diskutuar edhe për listat e hapura dhe të mbyllura për të cilat foli një ditë më parë në asamble, ku tha se ai vet dhe drejtuesit politik do të jenë garë në listë të hapur.
Rama mësohet të ketë thënë se është i paqartë sesi do të realizohet vendosja e tyre por kjo cështje është lënë për u diskutuar në një tjetër mbledhje.
Dy orë në selinë rozë, përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, ja porositë e Ramës
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u mblodh një ditë pas anëtarësisë së re.
Mbledhja, e cila u zhvillua në selinë e PS-së, u fokusua në strategjitë dhe planet për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Rama u ka kërkuar anëtarëve angazhim dhe të zbresin në bazë, duke ndezur kështu motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së nisi rreth orës 18:30, ndërkohë që para nisjes së saj, Edi Rama zhvilloi një takim me grupin e parë që ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.
Anëtarët e kryesisë së PS janë: Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Sekretariati i PS:
Sekretar i Përgjithshëm-Blendi Klosi
Sekretari për Organizimin dhe për Zgjedhjet-Damian Gjiknuri
Sekretare për Diasporën-Zerina Bruci
Sekretare e Programit-Milva Konomi
Sekretar për Rininë-Roi Basha
Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë-Romina Kuko
Sekretare e Gruas-Evis Kushi
Drejtuesit politikë të PS në qarqe:
Tirane-Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu
Durres-Emirjana Sako
Vlore-Blendi Çuçi
Shkodër-Benet Beci
Lezhe-Ulsi Manja
Kukes-Pandeli Majko
Elbasan-Arbian Mazniku
Fier-Belinda Ballaku
Korçe-Niko Peleshi
Berat-Ervin Demo
Gjirokaster-Mirela Kumbaro
Dibër-Blendi Gonxhe
Drejtuesi Politik i Diaspores-Taulant Balla
“Deputeti që duam”, Rama: Kushtet nuk janë që të kesh “mik” apo të dish të flasësh bukur, por…
Kryesocialisti Edi Rama në takimin e hapur zhvilluar me grupin e parë të aplikantëve në platformën “Deputeti që duam”, u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për të qenë pjesë e skuadrës socialiste në zgjedhjet e 2025.
Rama tha se kusht për aplikantët nuk është as të dinë të flasin bukur, e as të kenë lidhje me PS, por të jenë vlerë e shtuar duke demostruar se janë kandidatë që i duhen asaj partie për të ecur përpara.
Edi Rama: Platforma “Deputeti që duam” nuk është instrument që e përdorim për herë të parë, pro për herë të parë e kemi vendosur në qendër të një procesi që fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj para sesa të regjistrohen kandidatët. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që do të zgjerohet. Duke filluar nga ju, nuk duhet të presin të ndodhi përzgjedhja. Avantazhi atyre që vinë më parë është vetëm koha për të treguar sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë.
Vlerë e shtuar nuk të bën as mosha, as fakti që ke dëshirë apo të dish të flasësh bukur apo fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bëjnë as lidhjet që mund të kesh me PS sepse të gjitha këto janë të pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti jë në gjendje të demostrosh, duke treguar që je një kandidate që i duhesh PS. Për këtë Bora dhe ekipi që po merret, janë duke përgatitur një udhërrëfyes që ju do ti ndiqni sipas dëshirës. Askush nuk do ju mësojë si bëhet kjo apo ajo. Do ju ndjekim me sy në distancë si promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur dhe që nesër do të jetë i njohur në komunitetin e tij. I njohur në rrjetet sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do të zgjedhin ta mbështesin dhe kështu të mbështesin PS.
Kjo platformë është për ata që ndryshe nuk i bjen radha. Dëgjova vajzën nga Novosela por duke njohur PS e Vlorës, nuk do i vinte ndonjëherë radha po mos të kishte aplikuar. Shembulli i saj është shembulli i gjithëve ju dhe atyre që i kanë të gjitha cilësitë për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe politike por që parakalohen nga të tjerët. PS që fitoi zgjedhjet e 2021 vinte me fuqinë e atij ndryshimi, ajo gjeneratë ishte dominate për PS. Kishte shumë të rinj e të reja që patën fatin për ata që kanë ambicie që t”i krijonin muskujt e tyre në pozitë. Ndryshimi i gjeneratës të bëhet ndërkohë që ne jemi në qeverisë. Partia që fitoi zgjedhjet e para dhe fiton që prej atëherë çdo zgjedhje ka bërë jashtëzakonisht shumë për këtë vend. Sot Shqipëria është një vend tjetër nëse nisemi nga pika ku filloi kjo përiudhë në udhëheqjen e vendit.
Ishte një vend 12.7 mld euro dhe sot është një vend me 25 mld dollarë. Në të gjitha drejtimet dhe sektorët, por ama kjo është Shqipëria në raport ku u nisëm, që ishtë në buzë të humnerës, ku sipërmarrja po kolapsonte sepse nuk po paguhej. Kantieret ishin plagë me gropa të hapura, na u desh një kohë e gjatë për tu mbyllur. Sot është shumë pak, sot nuk matemi ku ishim por ku duam të jemi në 2030, prandaj na duhet një energji më e madhe dhe një PS të jetë pasqyra e ambicies të shoqërisë të pjesës dërrmuese.
Zgjedhjet 2025/ Rama në kryesi: Në vitin 2030, PS do të jetë partia e 1 milionë shqiptarëve aktivë
“Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030”, kështu është shprehur kreu i PS-së Edi Rama, teksa ka prezantuar platformën “Deputeti që Duam” gjatë mbledhjes së kryesisë së re të partisë.
Rama tha se Partisë Socialiste i duhet një energji edhe më e madhe, ndërsa theksoi se PS sot ka 700 mijë zgjedhës, ndërsa në 2030 synon të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.
“Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t”ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj”, tha ai.
Më tej ai shtoi se në fund të këtij procesi do të kenë qindra aplikantë në platformën “Deputeti që Duam” dhe se përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar.
“Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030. Ndaj na duhet një energji ende më e madhe, një PS që të jetë pasqyra ambicieje jo thjeshtë të vetvetes por të shoqërisë për Shqipërinë. Ne duhet një parti që të jetë një parti pasqyrë e të gjithë forcave të progresit në vend, të mishëruara në fytyrën, mendjen dhe shpitin e të gjithë atyre që janë pjesë e këtyre forcave.
Forcave të sipërmarrjes, universitare, të forcave të punës në fshat, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë forca mbështetëse të PS. Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t”ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj. Besoj që në fund të këtij procesi mund të kemi qindra aplikantë.
Numri i deputetëve të skuadrës së PS është shumë më i vogël se ky numër. Beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar”, u shpreh mes të tjerash kryetari i PS-së.
Zgjedhjet 2025/ Rama: Të rinjtë vlerë e shtuar e PS, dhe këtë e bën ajo se çfarë je ti në gjendje të demonstrosh
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e parë të kryesisë së re të partisë, ka folur në lidhje me platformën “Deputeti që Duam”, që prezantoi dhe ku mësohet se janë bërë dhjetëra aplikime, duke u shprehur se deri tani jane 108 aplikime.
Rama tha se kjo platformë është vendosur në qendër të procesit së PS për zgjedhjet 2025. Rama tha se përmes kësaj platforme do të evidentojnë kandidatura që mund t’i përzgjedhin në listën për deputetë.
Por, ata do duhet të angazhohen në rrjete sociale e terren për të promovuar figurën e tyre.
“Platforma nuk është një instrument që ne e përdorim për herë të parë. Por për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi, që ndryshe nga hera e parë fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se sa të regjistrohen kandidatët për deputetë.
Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, por që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presin që pasi u bë aplikimi dhe pasi i dhatë në atë aplikim arsyet tuaja, të ndodhë përzgjedhja.
Avantazhi i atyre që vijën më parë, është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar se sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. S’të bën mosha më e re, s’të bën as fakti që ke dëshirë apo që mund të dish të flasësh bukur, apo as fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS.
Nuk të bën as lidhja apo lidhjet që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh. Duke treguar se je një kandidat apo kandidate që i duhesh skuadrës së PS. Ta demonstrosh këtë cdo ditë.
Po përgatisin një udhërrëfyes që mund ta ndiqni sipas dëshirës. Do ju ndjekim me sy në distancë, për të parë se si ju promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik, që sot është një person publik i panjohur dhe që nesër kur të vijë momenti i përzgjedhjes duhet të jetë një person publik i njohur në komunitet, në një rreth të caktuar profesionistësh”, tha Rama.







