Live Updates /

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para të rregullta që prej pavarësisë! Dalin rezultatet paraprake

*Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re dhe përbërjen e re të Kuvendit. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00. *Më shumë se 1 milionë e 970 mijë qytetarë me të drejtë vote, do të vendosin për fatin e vendit në zgjedhjet e para të rregullta që mbahen që prej pavarësisë së 17 shkurtit 2008. *Në garë janë 28 parti politike me 1280 kandidatë për deputetë prej të cilëve vetëm 120 do të jenë pjesë e Kuvendit të ri. *Posti i kryeministrit synohet nga Albin Kurti i Vetëvendosjes, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike së Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Akmërinë e Kosovës. *Për herë të parë që prej 2022-it, janë rikthyer në zgjedhje edhe serbët e zonës së veriut të vendit. Në Mitrovicën e Veriut ashtu si herët e tjera, janë mbledhur bashkë të gjithë qytetarët serbë me të drejtë vote.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Qytetarët e Kosovës votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re dhe përbërjen e re të Kuvendit. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00. *Më shumë se 1 milionë e 970 mijë qytetarë me të drejtë vote, do të vendosin për fatin e vendit në zgjedhjet e para të rregullta që mbahen që prej pavarësisë së 17 shkurtit 2008. *Në garë janë 28 parti politike me 1280 kandidatë për deputetë prej të cilëve vetëm 120 do të jenë pjesë e Kuvendit të ri. *Posti i kryeministrit synohet nga Albin Kurti i Vetëvendosjes, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike së Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Akmërinë e Kosovës. *Për herë të parë që prej 2022-it, janë rikthyer në zgjedhje edhe serbët e zonës së veriut të vendit. Në Mitrovicën e Veriut ashtu si herët e tjera, janë mbledhur bashkë të gjithë qytetarët serbë me të drejtë vote.

16 Postime
1 MUAJ ME PARE

Numërohen 50% të kutive në Kosovë/ Ja kush parti kryeson (REZULTATET)

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Deri në orën 21:30 në Kosovë janë numëruar mbi 50 për qind të kutive të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

KQZ ka publikuar rezultatet e numërimit të votave, ku janë numëruar 1289 nga 2,533 duke nxjerrë LVV parti të parë, PDK e dyta dhe më pas LDK

Nga kjo përqindje e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.5 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës pason në 29.8 për qind, Lidhja Demokratike e treta me 16.29 për qind të votave ndërsa Koalicioni AAK-Nisma ka 7.92 për qind.

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pas procesimit të 90.68% të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.

Siç bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media në mbrëmje, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 789 mijë qytetarë.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e shkuara, të drejtën për votë e kishin shfrytëzuar mbi 827 mijë votues.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

 

1 MUAJ ME PARE

Procesi i numërimit në Kosovë, ja cila parti kryeson bindshëm

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë.

Ndërkohë kanë dalë dhe përqindjet e para pas numërimit të rreth 23% të kutive të votimit ku deri në orën 20:56 shihet që që Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 55.77%.

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

E dyta renditet PDK ne 25.39 %, e treta LDK me 8.99 % dhe AAK me 5.00%.

1 MUAJ ME PARE

Publikohen rezultatet/ Numërohen kutitë e para të zgjedhjeve në Kosovë

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur të publikojë rezultatet e para që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele. Sipas vetëm 5.29% të votave të numëruara Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18% të votave.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 25.1% të votave.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.28% të votave.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 8.86% të votave.

1 MUAJ ME PARE

Kosova votoi, mbyllen të gjitha qendrat e votimit! Zëdhënësi i KQZ: Rezultatet, shumë shpejt

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Kosova sot votoi për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit dhe duhet të mbyllen tani, në orën 19:00. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.

Procesi i votimit u mbyll i qete pa shënuar incidente madhore. Kreut i Partise Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kishte harruar dokumentin e identifikimit dhe nuk u lejua të votonte. I shoqëruar nga bashkëshortja ai u kthye serish në qendrën e votimit pasi mori letërnjoftimin në shtëpi.

Me shumë se 29 mijë vëzhgues ndoqën procesin e votimit, mes tyre nga dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i cili ndodhej ne Drenas dhe shprehu besim për zgjedhjen e qytetareve të Kosovës.

Ne garën e sotme morën pjese 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 lëvizje qytetare. Tre janë kandidatet kryesore për kryeministër.

Ish kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, emri i te cilit u propozua nga koalicioni mes AAK-se, PDK-se dhe Nismës.Avdulla Hoti, ministri ne largim i financave,  është propozimi i koalicionit te formuar mes LDK-se,  Aleancës Kosova e Re dhe Alternatives si dhe  Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, e cila në këto zgjedhje garon e vetme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka thënë se rezultatet preliminare të do të dihen “shumë më shpejt”.

Këto zgjedhje, janë të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 28.32%, sipas KQZ-së.

1 MUAJ ME PARE

Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore! Ju tregon qytetarëve kë duhet të votojnë (FOTO)

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiç nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore, duke e thyer atë.
Kostiç ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij, e përveç kësaj ai u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.

Mesazhi i tij gjithashtu përmbante gjuhë nacionaliste ku shkruhej “të gjithë për Serbinë”.

Me Ligjin e ri sipas nenit 37, “heshtja zgjedhore fillon” nga hapja e Qendrave të Votimit në ora 07:00, e deri në mbylljen e tyre në ora 19:00.

Heshtja zgjedhore është ligjërisht e zbatueshme. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet e opinioneve është i ndaluar.

1 MUAJ ME PARE

Mitrovica e Veriut “bojkoton” zgjedhjet? Votojnë vetëm 836 qytetarë

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit me pjesmarrjen e qytetarëve në votime. Nga të dhënat rezulton se Mitrovicë e Veriut ka pjesëmarrjen më të ulët të votuesve.

Nga 18 mijë e 781 qytetarë të regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, vetëm 836 prej tyre kanë votuar deri tani apo 4.45 për qind.

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Kujtojmë se në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës. Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

1 MUAJ ME PARE

Në privatësi të plotë/ Pacientët votojnë për të zgjedhur Kryeministrin në Kosovë

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Në Republikën e Kosovës votimet janë duke vazhduar që prej orës 07:00, për zgjedhjet parlamentare.

Përveç qytetarëve të tjerë edhe pacientët e sëmurë në Qendrën Kilinike Universitare të Kosovës nuk kanë ngurruar të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre.

Ekipet lëvizëse të Kosovës kanë bërë të mundur që pacientët të votojnë duke shkuar në qendrën spitalore, sigurisht duke ruajtur dhe fshehtësinë e tyre.

1 MUAJ ME PARE

Beteja për Kosovën, kush do jetë kryeministër? Ky është profili i kandidatëve

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Këtë të diel (9 shkurt 2025) qytetarët e Kosovës i janë drejtuar kutive të fundit për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin që do të udhëheqë vendin në katër vitet në vijim. Por kush janë katër kandidatët për kryeministër të Kosovës?

Albin Kurti kandidati i LVV lufton për një tjetër mandat si Kryeministër

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para      

Ai ka qenë dhe 2 here kryeministër duke u shënjuar si më jetëshkurtri në mandatin e parë dhe më jetëgjati në mandatin që po përfundon. Albin Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb. Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Ai u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003, Albin Kurti u diplomua në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterike. Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë krijuan subjektin Lëvizja Vetëvendosje!

Ai ishte Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje! deri në mars të vitit 2015. Ai garoi përsëri në zgjedhjet e brendshme për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje! në janar të vitit 2018 dhe i fitoi ato. Në periudhën 2005-2017, Kurti kaloi rreth një vit e gjysmë si i arrestuar për shkak të aksionit të dhunshëm opozitarë.

Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër.

Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt 2021, lista e Vetëvendosjes fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate. Është i martuar dhe ka një vajzë, Lean.

Bedri Hamza-kandidati i PDK për Kryeministër

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Bedri Hamza u lind me 8 Nëntor 1963 në Klinë të Epërme. Ai është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1987, është Magjistër i Ekonomisë dhe Kandidat për PhD në Universitetin e Tiranës. Bedri Hamza ka mbajtur pozita të ndryshme shtetërore.

Ka qenë zëvendës Ministër për Ekonomi dhe Financa, Qeveria e Kosovës (2008-2011); Ministër i Financave, Qeveria e Kosovës (2011-2013); Guvernator i Bankës Qendrore (26/03/2013-09/2017); Ministër Financave, Qeveria e Kosovës (2017-2020); Deputet në Parlamentin e Kosovës (2020).

Shef i Grupit Parlamentar dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe Anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa. Nënkryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës (Shkurt 2021- Tetor 2021). Pas fitores si Kryetar Komune në zgjedhjet e Tetorit 2021, hoqi dorë nga mandati i deputetit. Detyrën e Kryetarit të Komunës e mori me 26 Nëntor 2021.

Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku kryetar i LDK e ka betejën e parë në zgjedhje të përgjithshme

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Lumir Abdixhiku u lind më 22 prill 1983 në Prishtinë. Shkollimin e mesëm e mbaroi në Gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës. Në vitin 2004 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë periudhës 2005-2006, Abdixhiku qëndroi në Britani të Madhe, ku vazhdoi studimet master në Universitetin Staffordshire. Në vitin 2009 fitoi bursën universitare nga Universiteti i Staffordshirit për studime të doktoraturës. Në vitin 2013, Lumir Abdixhiku mori titullin Doktor Shkence i Ekonomisë.

Lumir Abdixhiku u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës në vitin 2017. Në zgjedhjet e po atij viti, ai ishte një ndër deputetët më të votuar të LDK-së.

Në vitin 2019, Dr. Abdixhiku, u zgjodh anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2020, Dr. Abdixhiku shërbeu si Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Më 14 mars 2021, ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më 19 nëntor 2023, Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky është mandati i tij i parë si kryetar Komune në Mitrovicë. Flet Gjuhën Angleze dhe Gjuhën Serbo-Kroate. Bedri Hamza jeton në Mitrovicë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Ramush Haradinaj-kandidati i AAK për Kryeministër

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

 

Ramush Haradinaj u lind më 3 korrik 1968, në fshatin Gllogjan, pranë Deçanit

Ai ka qënë dy herë kryeministër i Kosovës. Pasi mbaroi shkollën e mesme në vitin 1987, ai bëri shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave, ku më vonë u promovua në komandantin e togave.

Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze. Ramush Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së.

Pas Luftës së Kosovës, Haradinaj ndoqi degën e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Haradinaj gjithashtu u diplomua master në biznes nga Universiteti Amerikan i Kosovës.

Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) al emërohet zëvendëskomandant | TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.

Pas zgjedhjeve të vitit 2004, AAK hyri në koalicion me LDK dhe Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës. Dha dorëheqje pas 100 ditësh për shkak të thirrjes nga Gjykata o Hagës. Ku u shpall i pafajshëm.

Haradinaj u zgjodh sërish kryeministër në 9 shtator 2017, por pas 22 muajsh një thirrje si dëshmitarë nga Haga bëri që të jepte sërish dorëheqje pasi siç theksoi ai nuk do të paraqitej me kostumin zyrtarë të republikës së Kosovës.

Do të mbahet mend si kryeministri që mori vendime të forta kundër Serbisë duke vendosur taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake e cila mbetet në fuqi edhe pas presionit të fortë të BE dhe SHBA.

Edhe në fjalimin e tij të dorëheqjes, ku nuk munguan emocionet Haradinaj do të kujdesej të theksonte fjalët: “Shteti im është Kosova, o paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Ai është i martuar me, Anita Haradinaj, dhe ka tre fëmijë.

1 MUAJ ME PARE

Nis verifikimi i votave nga Diaspora. 75.5% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike, mbi 50 mijë pako përmes postës

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga diaspora përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar gjithashtu edhe numrin e qytetarëve në diasporë që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.

“Siç e kemi përmendur disa herë gjatë procesit të regjistrimit të votuesve nga 104 mijë e 924 votues, 84 mijë e 600 kanë përzgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe 20 mijë e 324 kanë qenë të regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Lidhur me votimin në përfaqësitë diplomatike që u përmbyll gjatë ditës së djeshme ju njoftojmë se nga 20 mijë e 324 votues që ishin regjistruar për këtë mënyrë votimi në 30 përfaqësitë e Republikës së Kosovës kanë votuar 15 mijë e 352 votues apo 75.54%”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se sa i përket pjesës tjetër të votimit përmes postës ky proces gjithashtu është mbyllur dje.

“Nga informacionet që kemi nga Posta respektivisht për tetë kutitë postare nga Gjermania, Zvicra, Turqia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe nga posta e KQZ-së në Kosovë numri pakove që janë pranuar në këto kuti postare është 50 mijë e 226, por ky numër nuk është përfundimtar pasi që të dhënat nuk janë nga të gjitha kutitë postare”, tha Elezi.

Elezi theksoi se këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të verifikimit nëse i takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.

Ai shtoi se numërimi i tyre do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, reagon ambasadori i BE: Po monitorojmë procesin

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, vizitoi një qendër votimi në Kosovë,Vushtrri, për të ndjekur nga afër ecurinë e procesit të zgjedhjeve.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetet e tij sociale Orav i bëri thirrje popullit të Kosovës që në këtë ditë të shfrytëzojnë të drejtën e votës

“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij”, shkroi ambasadori Orav në X.

Sipas të dhënave në KQZ, deri në orën 15.00 në Kosovë kanë votuar mbi 260 mijë qytetarë, rreth 17.36% e totalit. /Versus.al/

1 MUAJ ME PARE

Voton Vjosa Osmani: Kosova, vendi më i zhvilluar në rajon! Qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar sot në Prishtinë ku ka qëndruar në radhë para qytetarëve të cilët ishin para saj në qendrën e votimit.

Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre duke votuar. Ndërsa e cilësoi Kosovën si vendin më të zhvilluar në rajonin e Ballkanit.

“Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”- u shpreh Osmani. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

100 prokurorë të angazhuar për krimet zgjedhore në Kosovë! Ndalohen 5 persona që fotografuan votën

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Kosovë- Pesë raste të shkeljeve zgjedhore janë konstatuar në Mitrovicën e Veriut që prej nisjes së procesit të votimit në orën 07:00 të mëngjesit.

Mësohet se të ndaluarit kanë kryer veprën penale “Cënimi i përcaktimit të lirë të votuesve” duke fotografuar votën e tyre para se ta fusnin në kutinë e votimit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe evidentimin e shkeljeve që përbëjnë krime zgjedhore, janë angazhuar 100 prokurorë së bashku me stafin e posaçëm. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

"Përdoreni shansin e lirisë", Kurti mesazh në tre gjuhë pasi votoi në Prishtinë

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para
Momenti kur Kurti voton

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në Prishtinë. Ai shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij norvegjeze e cila nuk votoi.

Ndërsa në dalje para mediave, Kurti falenderoi qytetarët që kanë votuar deri më tani, ndërsa bëri thirrje në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe që të gjithë personat me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në votime.

“Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”- tha Kurti në shqip, e më pas të njëjtin mesazh e pati edhe në gjuhën angleze e serbe të cilat janë gjithashtu gjuhë zyrtare në Kosovë. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, serbët e Mitrovicës së Veriut mblidhen bashkë për të votuar

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para
Qytetarë serbë në Mitrovicë të Veriut

Për herë të parë që prej vitit 2022, qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë marrë pjesë në zgjedhje që prej bojkotit të bërë ndaj institucioneve të vendit.

Ashtu si herët e kaluara, serbët në Mitrovicë të Veriut ku janë edhe shumicë, u mblodhën bashkë jashtë qendrave të votimit.  Qytetarëve iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili votoi në shkollën "Sveti Sava".

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është: 106.029. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“S’mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë”, Kurti për marrëdhëniet me SHBA: Jemi miq pavarësisht moskuptimeve

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbrëmë në “Top Story” për deklaratat e zyrtarit amerikan Richard Grenell i cili e konsideronte “të pabesueshëm për SHBA-të”.

Kurti tha se përkundër deklarimeve të bëra prej Grenell, pavaësisht moskuptimeve në situata të caktuara, Kosova ka marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes të tjerash ai përsëriti qëndrimin e tij duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se kurrë dhe se Kosova ka më shumë mbështetje në arenën ndërkombëtare se kurrë më parë.

Pjesë nga diskutimi:

Duma: Del Richard Grenell dhe thotë mashtron Albin Kurti, nuk ka pasur moment më të keq të marrëdhënieve me administratën Biden dhe Trump.

Kurti: Nuk janë marrëdhënie të këqija politike, janë partneritet, përpara kanë qenë ose armiqësi ose servilitet, unë jam për normalitet, partneriteti është normalitet, ne jemi miq edhe përkundër moskuptimeve, kurrë nuk mund të jesh miq me dikë nëse parakushti është që të pajtohesh me gjithçka tërë kohën.

Duma: Por jo të mos flasësh. Sot nuk keni komunikim.

Kurti: Nuk është e vërtetë, po lej këto broçkulla opozitare, ata shkojnë deri në Amerikë për të luftuar qeverinë Kurti, kjo tregon sa të dobët janë dhe sa i fortë jam unë. Kurrë nuk kemi pas marrëdhënie më të mira partneriteti dhe aleance me Perëndimin se sa tani, dua të mësohen njerëzit, nuk mund ta kem qëndrimin për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar siç e ka Brukseli dhe Ëashingtoni, unë e kam më të avancuar.

Duma: Është i avancuar një komb i izoluar?

Kurti: Po çfarë izoluar, ku e sheh izolimin.

Duma: Nuk ke më njohje të Kosovës, e fundit ishte nga Izraeli, kur qeveriste LDK.

Kurti: Kemi më shumë mbështetje nga jashtë tani. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Kosova voton sot për Kuvendin dhe kryeministrin! Zgjedhjet e para të rregullta që prej pavarësisë

Kosova votoi sot për kryeministrin dhe Kuvendin e ri! Zgjedhjet e para

Në Kosovë mbahen sot votimet për të zgjedhur Kuvendin dhe kryeministrin në zgjedhjet e para parlamentare të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

Në garë janë 28 parti politike me 1280 kandidatë për deputetë, prej të cilëve vetëm 120 do të arrijnë të hyjnë në organin më të lartë të demokracisë.

Të drejtën e votës e ushtrojnë 1.970.944 qytetarë të cilët e kanë mbushur moshën madhore. Ndërsa mes tyre përfshihen edhe shqiptarë të diasporës të cilët sot votojnë në selitë diplomatike të Kosovës në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Që prej shpalljes së pavarësisë, Kosova ka mbajtur vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, duke zgjedhur në mandatin e fundit lëvizjen Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye për të qeverisur.

Kandidatët për kryeministër:

Albin Kurti i Vetëvendosjes

Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës

Lumir Abdixhiu i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ramush Haradinaj i Aleancës për Akmërinë e Kosovës

Fushata parlamentare këtë herë ka qenë tepër e fragmentarizuar sa i takon mbështetësve të partive politike me Vetëvendosjen që kërkon shumicën e vetme dhe partitë e tjera që mund të kenë koalicion me njëra-tjetrën.

Pjesë e fushatës në ditët e fundit me apo pa dashje u bë edhe i dërguari Special i Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell i cili e konsideroi Kurtin si “të pabesueshëm për SHBA-të”, duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët gjatë qeverisjes së tij. Versus.al

Poll