Çfarë do të gjeni në brendësi
Partia Demokratike mban protetsë sot para Kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok. Me pankarta në duar, kundër mbylljes së platformës, protestuesit janë nisur nga selia Blu drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ju është bashkuar nga shtëpia drejt Kryeministrisë.* Ky tubim mbahet disa ditë pas vendimit zyrtar të qeverisë Rama për mbylljen e platformës. Fjalime mbajtën vetëm disa të rinj, ndërsa vetë Berisha nuk mbajti fjalim.Protesta ishte parashikuar të niste në 19:00, por Berisha shkoi në Bulevardin para Kryeministrisë disa minuta më vonë. *Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mbylljen e Zërit të Amerikës, duke theksuar se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar, pavarësisht propagandës që është bërë kundër tij.
Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha: Nuk ka të bëjë me censurën
Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mbylljen e Zërit të Amerikës, duke theksuar se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar, pavarësisht propagandës që është bërë kundër tij.
Ai e vlerësoi fjalimin e Trump për censurën, duke theksuar garancitë e tij se në SHBA nuk do të kishte censurë. Berisha shtoi se mbyllja e Zërit të Amerikës është një çështje e natyrës gjeopolitike globale, duke e lidhur atë me përpjekjet për të kufizuar shpenzimet dhe shmangur propagandën e tepërt.
Ai theksoi se kjo nuk ka të bëjë me censurën, pasi është një ent publik, dhe se nëse mediat private janë të lira, nuk ka censurë.
Sali Berisha: Gjatë mandatit të parë të Trump, pavarësisht se ç’thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar. Fjala më e bukur që ai ka mbajtur ka qenë ajo për censurën, garancitë që tha që në SHBA nuk do të ketë censurë. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. Mendojnë që shpenzimet kolosale të kufizohen posë të shmangin një propagandë që e konsiderojnë të tepërt. Pra nuk ka të bëjë me censurën është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror por nëse janë mediat private nuk ka censurë. Akt anti censure mund ta quaja.
Ishte parashikuar të zgjaste dy orë, mbyllet protesta e opozitës, Berisha: Manifestim i jashtëzakonshëm
Në më pak se në 1 orë e 30 minuta, opozita ka mbyllur protestën e mbrëmjes së sotme, me fokusin tek të rinjtë dhe kundërshtitë e tyre për mbylljen e Tik Tok në Shqipëri. Ky tubim mbahet disa ditë pas vendimit zyrtar të qeverisë Rama për mbylljen e platformës.
Fjalime mbajtën vetëm disa të rinj, ndërsa vetë Berisha nuk mbajti fjalim.Protesta ishte parashikuar të niste në 19:00, por Berisha shkoi në Bulevardin para Kryeministrisë disa minuta më vonë.
“Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve te rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe mendimit. Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. U damkos si armik i egër i TikTok i rinisë shqiptare, u damkos si biri i të atit”, tha Berisha.
“Grekët dogjën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”, Malkaj në protestë: A jemi popull trimash, jo delesh
Aktori Mehdi Malkaj, mori fjalën e tij në protestën e thirrur nga PD kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.
Malkaj e nisi fjalën e tij duke u shprehur që flajës TikTok është më bukur ti hiqe parashtesën Tik dhe të mbajmë vetëm fjalën Tok.
Duke përmendur protestat madhështore që po zhvillohen në vende fqinje si Serbi dhe Greqi aktori ngriti dhe pyetje: A jemi popull trimash, jo delesh?
“TikToku ta heqim Tikun dhe të lemë Tokun? Të jemi Tok bashkë të tërë. Më besoni është më bukur kështu. Tani ky (Rama) nuk ka inat me inatin me TikTokun po ka inat pse ne kemi TikTok.
Sepse nuk e administron ai sepse është ai që i bën të tëra, ai që një ditë do të na e heqi dhe ajrin. Njerëz po për TikTok pse nuk erdhët, çfarë ju ka bërë TikTok? Nuk bëhet gjë pa protestë, po ja marrë si model. Grekët e dogjën Athinë, e përvëluan për një gjë që kishte ndodhur pesë vite më parë. I duam apo nuk I duam serbët e shqyen qeverinë nuk di ku të futet ai Vuçiç , po pse ne dele? Me sa di unë nga historia nuk jemi fis delesh ne jemi trima.”, tha aktori Mehdi Malkaj./ Versus.al
PD protestë për Tik Tok, të rinjtë nisen drejt Kryeministrisë, Berisha do t’ju bashkohet nga shtëpia
Partia Demokratike mban protetsë sot para Kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok. Vetëm një grup të rinjsh, të udhëhequr nga kreu i FRPD Besart Xhaferri u nisën nga selia blu për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë.
Berisha do të niset nga banesa e tij për t’iu bashkuar protestës. PD ka marrë dy orë leje për zhvillimin e protestës, ndërsa janë marrë masa për blindimin e Kryeministrisë.
Ata janë grupuar para selisë blu dhe më pas ata kanë marrë rrugën për të godina e Këshillit të Ministrave.
Të rinjtë e FRPD mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor.







