Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ka nisur me debate sesioni i ri parlamentar. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po krijonte zhurmë ndërkohë që grisi dhe letrën ku shkruhej mesazhi i Presidentit Bajram Begaj. *Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në fjalën e saj u shpreh se mendon se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të. *Ajo ftoi më tej opozitën të marrë pjesë në komisionet parlamentare. *Më shkresë e dorëzuar nga grupi parlamentar të Partisë Demokratike, janë hequr nga Komiteti Ndërkombëtar për Stabilizimin BE-Shqipëri tre deputetët të cilët nuk iu bashkuan Sali Berishës. *Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në sezonin e ri parlamentar është shprehur se ky sesion nuk ka për të qënë i ndryshëm nga 11 vitet të Ramës pasi vullneti nuk është për punë të mbarë. * Lulzim Basha, siç duket edhe nga fotot, e ka pasur vendin në krah të Bardhit, por siç duket diçka e tillë nuk i ka pëlqyer dhe ka ndërruar vend, duke patur pranë vetes tashmë deputeten Orjola Pampuri. *Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi në fjalën e tij në parlament i kërkoi opozitës bashkëpunim si në Kuvend, ashtu dhe në të gjitha Komisionet parlamentare dhe grupet e punës. *Peleshi shtoi se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve.
Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Të krijojmë një kulturë të re politike!

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi në fjalën e tij në parlament i kërkoi opozitës bashkëpunim si në Kuvend, ashtu dhe në të gjitha Komisionet parlamentare dhe grupet e punës.
Peleshi shtoi se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve.
Peleshi: Në fillim të kësaj fjalë të parë në këtë sesion që fillon sot dua të rikonfirmojë frymën tonë të kahershme të dialogur dhe bashkëpunimit këtu në sallën e Kuvendit, në të gjitha komisionet dhe grupet e punës në Parlament.
Ky vullnet i Partisë Socialiste nuk vjen si një aritmetikë numrash për të shtuar numrat e maxhorancës por vjen si një përpjekje e sinqertë për tu dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira.
Debatet e vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi të gjitha vjen si një domosdoshmëri për të arritur me sukses objektivat madhorë të procesit të integrimit europian të vendit tonë.
Ka disa sifda të këtij paralamneti që nuk janë partiake e që nuk i përkasin një mandatit të qeverisë. Ato kërkojnë një angazhim afatgjatë sepse kanë lidhje me vendimet afatgjata të Shqipërisë.
Të tilla janë nismat për të përmbushur detyrat e integrimit europian për në Bashkimin europian nuk do të integrohet qeveria shqiptare por shteti shqiptarë dhe shoqëria shqiptare.
Lajmet e rreme duhet të luftohen, prandaj duhet të mbëshetet Komisioni për Dizinformimin. Qeveria po lufton për transparencë. Çështja e mbetjeve toksike u shndërrua në një çështje ku u fol përpara se hetuesit dhe institucionet të flasin. Të krijojmë një kulturë të re politike. Ne të kthejmë transparencën dhe ju të ikni nga gënjeshtra./Versus.al
Lulzim Basha e Gaz Bardhi "ndahen për së gjalli", largojnë dhe karriget nga njëri-tjetri
Nuk e duan as afër më njeri-tjetrin, as një herë në javë.
Është bërë fakt edhe në Kuvend ndarja mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit.
Lulzim Basha, siç duket edhe nga fotot, e ka pasur vendin në krah të Bardhit, por siç duket diçka e tillë nuk i ka pëlqyer dhe ka ndërruar vend, duke patur pranë vetes tashmë deputeten Orjola Pampuri.
Sesioni i ri parlamentar, opozita vazhdon aty ku e la: Akuzat ndaj qeverisë
Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në sezonin e ri parlamentar është shprehur se ky sesion nuk ka për të qënë i ndryshëm nga 11 vitet të Ramës pasi vullneti nuk është për punë të mbarë.
Bardhi: Tradita e kërkon që në çdo nisje të urohet punë e mbarë. Nuk është rasti. Qeveria e Ramës e ka shndërruar këtë sallë në sallë për kryerjen e punëve personale. Pushteti i tij është personal absolut. Jemi në letër republikë parlamentare. Sundon vullneti i një njeriu. Këto 12 vite ka dëshmuar që për pushtetin e tij i vë flakën Shqipërisë. Ka djegur ekonominë e tregut, ka shkrumbuar vendet e punës, ka shkretuar vendin nga rina, janë larguar 1 milionë shqiptarë.
Nuk ka bërë kjo qeveri ndonjë punë të mirë që sot të kishim mundësi të themi punë të mbarë, ky sesion nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet te Ramës. Vullneti nuk është për punë të mbarë. Praktika ka treguar se shumica nuk ka vullnet për të debatuar ligje. Kjo mazhorancë e ka kthyer Kuvendin në noter të vendimeve klienteliste, në sallën më shumë se kushdo shkelet kushtetuta. Mbrohet interesi i një grupi njerëzizh. Kuvendi është kthyer në organin që dhunon më së shumti Kushtetutën. Vetëm në sesionin e shkuar Gjykata Kushtetuese e ka zënë kuvendin në flagrancë më shumë se 5 raste. Opozita i ka paralajmëruar, por ka rënë në vesh të shurdhët. Kjo ka të bëjë me mendësinë që ka mazhoranca në raport me shtetin ligjor. E kujtojmë betejën disa mujore të opozitës. E bëmë që mazhoranca të respektojë të drejtat e opozitës. E dëgjova kryetaren e kuvendit a thua se nuk kishte jetuar në Shqipëri. Duhet ti përdorim mekanizmat e e kontrollit, duhet ta lejojnë opozitën të përdor ato mekanizma. Mjafton të shikoni raportin e kryeministrin me kuvendin. Refuzon të jap llogari, refuzon të jap detyrimin kushtetues. Shkel ligji dhe i fshihet përballjes për llogari. Ka refuzuar të përballet për përfshirjen e vëllait të tij për trafik droge, ka refuzuar të përballet për akuza të qeverisë së tij për krimin e organizuar. Vetë fshihet dhe ka gjetur një moto të re, përveçse se fajin e ka opozita dhe shtoi tani që fajin e kanë deputetë. Fajin nuk e ka ai por koleget që një pjesë janë të ndershëm, por shpesh keqpërdoren për kartona.
Ne nuk jemi armiq tuaj dhe ju nuk keni arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Raportet e OSBE janë aty, kërkojnë adresimin për shit- blerjen e votës, për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje. Duke vijuar me shqetësime të tjera, ju kujtoj që nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për lirinë e medias, janë raportet prestigjioze./Versus.al
Emrat / PD "zhduk" 3 deputetë anti-Berishë, ndryshon antarët në Komitetin e Stabilizim- Asociimit
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi disa ndryshime të të deputetëve në Komitetin e Stabilizimin BE-Shqipëri.
Më shkresë e dorëzuar nga grupi parlamentar të Partisë Demokratike, janë hequr nga Komiteti Ndërkombëtar për Stabilizimin BE-Shqipëri tre deputetët të cilët nuk iu bashkuan Sali Berishës.
Bëhet fjalë për deputetët Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliun dhe Orjola Pampurin, dhe janë shtuar Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj dhe Sajmir Korreshi
Lista e Vjetër
Jorida Tabaku
Arbi Agalliu
Enkelejd Alibeaj
Gazment Bardhi
Ina Zhupa
Jorida Tabaku
Orjola Pampuri
Zheni Gjergji
Lista e re
Gazment Bardhi
Jorida Tabaku
Oerd Bylykbashi
Agron Gjekmarkaj
Zheni Gjergji
Sajmir Korreshi
Ina Zhupa
Sezoni i ri parlamentar, Spiropali thirrje opozitës: Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë

Kryetarja e Parlamenit, Elisa Spiropali hapi sesionin e ri parlamentar.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se mendon se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të.
“Reflektimi duhet të jetë i përbashkët mes nesh, një reflektim që përfshin edhe qortimin e së shkuarës, edhe projeksionet për të ardhmen. Thirrjen time te sinqertë, t’ë mbrojmë deri në fund qëndrimet tona, por me etikë parlamentare. Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit. Mungesa juaj e kontrollit ka sjellë shkeljen e tolerancës sonë. Debati dhe jo beteja, ndeshja e paprerë si të ndryshëm në ide, por të barabartë në të drejta, është rruga e vetme drejt të cilës ne do të detyrohemi të ecim.
Jo pa keqardhje mendoj se më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë, e cila shpesh, në thelbin e saj ka mbetur ende në llogoret e viteve 90-të. Të jemi bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që do të duhet të realizojmë deri në fund të kësaj legjislature”.
Spiropali ftoi më tej opozitën të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
“Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa. Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve. Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë. Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike”./Versus.al
VIDEO LAJM/ Nis me tensione sesioni i ri parlamentar, Bardhi gris letrën e Presidentit Begaj
Ka nisur me debate sesioni i ri parlamentar.
Teksa kryetarja e parlmentit, Elisa Spiropali zbriti në podium për të mbajtuar fjalën e saj, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi po krijonte zhurmë nga vendi.
Ndërkohë, ai grisi edhe letrën ku shkruhej mesazhi i Presidenti Bajram Begaj për palët politike.
Në mesazhin e tij Begaj, iu bënte thirrje deputetëve të fokusohen në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian, si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Kreu i shtetit u kërkonte gjithashtu partive politike të angazhohen në një dialog të frytshëm dhe në nisma ligjore të bazuara në shqetësimet e qytetarëve./Versus.al








